Ashpërsohet lufta verbale mes Shkupit e Beogradit

Shefi i diplomacisë serbe nuk ka heshtur ndaj reagimeve të MPJ në Shkup, pas deklaratave të tij se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë nën emrin kushtetutes të saj, Ivica Daciq dje ka shkruar se pajtohet me qëndrimin e MPJ në Shkup se nuk duhet të rrënohen marrëdhëniet mes dy vendeve, por shton akoma më shumë, informon Zhurnal.

Dua të rikujtoj kolegët në Shkup se sa Serbia ka investuar këto vite duke e njohur Maqedoninë nën emrin kushtetutes duke rezikuar kështu edhe raportet me Greqinë edhe pse KB dhe BE kanë përdorur emrin IRJM ndërsa Maqedonia më pas e pranoi pa pikë fare problemi pavarësinë e Kosovës?, pyet kështu Daciq.

Kolegët në Shkup shumë mirë e dinë se kemi biseduar personalisht me Gruevskin por edhe me Ivanovin lidhur me votimin në Unesco për pranim të Kosovës, që për ne si shtet është cështje vitale. Maqedonia në fund votoi kundër qëndrimit serbe për pranim të Kosovës, ajo është e qartë se ka të bëj me interesin shqiptarë e kanë më të rëndësishëm se miqësinë me Serbinë, ka thënë Daciq.

Deklarata e tij ka ngjarë si një pushkë e zbrazët, e nuk besoj se Serbia në ndonjë mënyrë mund t’i bëj keq Maqedonisë ose Malit të Zi ose ndonjë vendi tjetër, Serbia nuk është anëtare as e BE e as e Natos e as nuk është anëtare e këshillit të sigurimit, ka deklaruar kështu Milan Guliq nga instituti për histori moderne në Beograd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu