Në sulmin terrorist në Izmir të Turqisë, është vrarë 1 polic dhe 1 punonjës në pallatin e drejtësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i qytetit të Izmirit, Erol Ayyıldız, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se një autobombë e cila është vendosur para ndërtesës së pallatit të drejtësisë që ndodhet në rajonin Bayraklı është tentuar të ndalohet nga policia, por më pas terroristët kanë zbritur nga automjeti dhe janë larguar.
Pasi ka vënë në dukje se në automjetin e lënë nga terroristët ka ndodhur një shpërthim, Ayyıldız ka theksuar se në konfliktin e ndodhur më pas janë vrarë 2 terroristë.
“Si pasojë e shpërthimit kanë rënë dëshmorë 2 persona nga të cilët 1 polic dhe një punonjës në pallatin e drejtësisë”, është shprehur prefekti Ayyıldız duke shtuar më tej se nga shpërthimi janë plagosur disa persona.
Pas sulmit terrorist i cili ndodhi në afërsi të pikës së kontrollit në hyrjen C të ndërtesës së pallatit të drejtësisë në rajonin Bayraklı të Izmirit, janë marrë masa përreth ndërtesës dhe në zonë.