“Edhe 100 vazhdime të intervistave ti bëjë Gruevski, ta shumëzojë për 100 hipokrizinë ndaj qytetarëve që i nënvlersoi, nuk ndryshon kjo për të” – thonë nga LSDM.
Pjesa më e madhe, mbi 612 000 qytetarë të Maqedonisë e përkrahën konceptin e bashkëjetesës, kundrejt konceptit të përçarjes të qeverisë së deritanishme, thonë nga LSDM
“Qytetarët, pamvarsisht nga dallimet në çfarëdo baze, e dinë se kanë probleme të njëjta, janë varfëruar nga qeverisja 10 vjeqare kriminale. Për këtë shkak zgjodhën ndryshime.
Qytetarët vendosën – mjaftë është nga politikanët si Nikolla Gruevski i cili ua shkatërroi jetën, i ndante, inkurajonte në urrejtje, mosdurim mes njerëzve, provokime ndërkombëtare dhe tani dëshiron ta izoloj Maqedoninë nga bota, të mundohet ti hikë përgjegjësisë.
Atë që Gruevski edhe ditët e tij të fundit në politikë i përdori në përpjekjet ta kacafytë Maqedoninë me botën, nëpërmjet retorikës së konfliktit me përfaqësuesit e bashkimit ndërkombëtar dhe shtetet mike të Maqedonisë, është veprimi më i ulët, më i fëlliqur dhe më i dëmshëm të cilën një politikan ia ka bërë shtetit.
Gruevski nuk mund ti rrezikoj të ardhmen dhe perspektivën e Republikës së Maqedonisë për interesat e veta.
Gruevski nuk mund ti dëmtojë organizatat qytetare.
Qytetarët Maqedon, Shqiptar, Sërb, Turq, Vllav, Romë, Boshnjak më të bashkuar dhe më unik se kurrë në zgjedhjet porositën se nuk do të lejojnë më askush ti ofendojë, ti ndaj, ti gënjej dhe të drejtoj me jetët e tyre.
Qytetarët zgjodhën jetën në Republikën e Maqedonisë dhe realitetin. Nikolla Gruevski është një e shkuar.
Kështu që, Edhe 100 vazhdime të intervistave ti bëjë Gruevski, ta shumëzojë për 100 hipokrizinë ndaj qytetarëve që i nënvlersoi, nuk ndryshon kjo për të.
Po vjen qeveri e re përgjegjëse për qytetarët e Maqedonisë.
Institucionet përgjegjëse do të kujdesen për nevojat e qytetarëve, për lirinë e tyre, do të sigurojnë të drejta dhe drejtësi, dhe jetë.
Në Republikën e Maqedonisë kanë filluar proceset demokratike të pandalshme”.