Reuters: Haradinaj mbetet në paraburgim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim, ka bërë të ditur një Gjykatë e Apelit në Francë, bën të ditur Reuters.

Nuk ka patur një reagim të menjëhershëm në Kosovë, ndërkohë që zyrtarët e AAK-së thonë se ende nuk kanë një njoftim zyrtar për vendimin e Gjykatës.

Më heret gjatë ditës një zyrtare e gjykatës franceze, Mari Elen Kalvano, ka deklaruar se gjykata do të vendos nëse do ta mbajë Haradinajn në paraburgim ose do ta lirojë nën mbikëqyrje, deri në shqyrtimin e urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004. /Reuters


1 Koment

  1. Kam bindjen se edhe ky arrestim i Ramushit ka prapavijë kundra-shqiptare!
    Do të doja, që më në fund, edhe reagimet e politikës tonë gjithëkombëtare të jenë unike dhe përkatëse, në rend të parë ndaj Beligradit dhe sivëllezërve të tij!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu