Reagim lidhur me Analizën politike të Mehmet Krajës

Nga: Sabit Syla

“Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor
Epoka e globalizmit dhe e teknologjisë informative, e cila e shndërroi botën në diçka më të vogël se sa ajo që kishim menduar më parë, karakterizohet edhe me transformime në shumë dimensione. Drejtues të institucioneve shkencore tanimë po bëjnë përpjekje për një organizim të ri. I tillë është akademik Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Pas 47 vitesh të plota, tani, kur rrethanat kanë ndryshuar, kur dekada me radhë liria dhe demokracia po mbizotëron në Shqipëri, kur Kosova gëzon lirinë dhe kur shqiptarët në Maqedoni janë të lirë në zhvillimin arsimor e kulturor, dhe në kohën kur Evropa po integrohet gjithnjë e më tepër, është imperativ i kohës që edhe ne shqiptarët, të integrohemi si një popull në hapësirën evropiane. Në këtë drejtim Mehmet Kraja, do të duhej të synonte në bashkimin e kërkuesve dhe studiuesve të shkencave të disiplinave albanologjike, për të diskutuar, vlerësuar dhe ridimensionuar studimet tona të përbashkëta, që me argumente shkencore, të pavarura e neutrale, të dalim para botës me teoritë për vijimësinë iliro-shqiptare, trashëgiminë etnike dhe kulturore të shqiptarëve në hapësirat ballkanike, për studimet letrare, antropologjike, kulturore e muzikore, e hartiminin e objektivave dhe platformave për zgjidhjen e çështjes kombëtare, apo të paktën me platformë për punën me shqiptarët jashtë atdheut gjatë periudhës së ardhshme. Por ai del me analiza politike tejet të dëmshme, siç është e ashtuquajtura analizë, Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”. Sikurse dëfton emri i këtij dokumenti, qëllimi primar në thelb del ulja e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, e në linjë me këtë edhe të asaj politike e atdhetare. I dhimbshëm është fakti se analiza në fjalë është dokument zyrtar i publikuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Analiza politike e akademik Krajës, për Ilirët, Mesjetën e për shqiptarët në përgjithësi që flet prej shekullit XVIII e këndej, ka sjellë shumë pasaktësi në shkencë dhe në opinionin publik. Madje ka vazhduar ti kultivojë e përterijë edhe disa nga teoritë historiko-politike të fushës së historiografisë serbe ashtu si pohonin dikur Konstandin Jeriçek në Historia e Serbëve edhe autorët e botimeve të pas Luftës së Dytë Botërore, Historia e popujve të Jugosllavisë, Historia e Malit të Zi, Historia e popullit Maqedon, Serbët dhe e kaluara e tyre, monografia Kosova etj., Të gjithë këta mbrojnë tezat mbi paaftësinë shtetformuese të iliro-shqiptarëve, duke pranuar se ata kanë njohur vetëm lidhjet farefisnore; mohojnë autoktoninë dhe lashtësinë e shqiptarëve në Kosovë, duke i paraqitur si invadues dhe uzurpatorë”. Edhe për vrasjet e pasluftës Kraja duket që është në të njëtën linjë me studiuesit serb dhe me të dhënat e shërbimit për zbulimin e krimeve të luftës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (me tej: MPB) të Serbisë, që sipas tyre, “formacionet shqiptare janë përgjegjëse për vrasje gjatë luftës përveç pjesëtarëve të rregullt të MPB-së edhe për vrasje të pasluftës, nga viti 2001 – 31 dhjetor 2004”. XE “Serbisë”
Për periudhën e Mesjetës akademik Kraja shkruan: ..Periudha e Mesjetës në Kosovë është jashtëzakonisht e errët. Për sa i përket këtij konstatimi, mesjeta mund të jetë e errët për disa popuj, por jo për shqiptarët, sipas burimeve shkencore, nuk ka shkëputje kontinuitive në mes të vazhdimësisë iliro-shqiptare. Prandaj dhe peridha e mesjetës, në kushtet e tanishme nuk quhet më peridhë e errët, për studiuesit e kësaj fushe. Shkenca na ofron një sërë të dhënash arkeologjike, gjuhësore, antropologjike, etnologjike, që dëshmojnë qartë vazhdimësinë iliro-shqiptare. Kemi trojet arbërore qysh në mesjetën e hershme, qëndresë të shqiptarëve kundër pushtimit serb e atij osman, Kosovën në kuadrin e Principatës së Balshajve e të Dukagjinëve, kemi popullsi shqiptare, ekonomi, tregti, kulturë, organizim kishtar, etj.

Më tej për këtë periudhë Kraja shkruan: me vakuume të mëdha në memorien historike, e mbushur kryesisht me legjenda, me sundime despotësh, me kronika kishtare dhe me relacione tregtare të proveniencës raguziane ose venedikase. Prandaj, Beteja e Kosovës e vitit 1389, shikuar nga perspektiva e sotme, ndodhi sa në realitet, po aq në fantazinë e një mileu të prirë për mite dhe mistifikime, duke bërë shkapërcimin nga realiteti në fiksionin fetar, siç ka ndodhur në përgjithësi edhe me eposet kalorësiake të Mesjetës, përfshirë këtu edhe një literaturë me përhapje të jashtëzakonshme, të cilën në mënyrë të mrekullueshme e stigmatizon Servantesi në Don Kishotin e tij, sepse nuk ka pothuajse asnjë dallim midis bëmave të njërit nga heronjtë serb të Betejës së Kosovës, Marko Kraleviqit, dhe heroit të fiksionit letrar të Servantesit…

Një vlerësim i tillë është në kundërshtim me të dhënat shkencore, pasi kontributi i shqiptarëve në këtë betejë nuk përmendet fare. Burimet historike, mbi betejën e Kosovës e kanë vënë në pah më së miri rolin që luajtën aty shqiptarët e komanduar nga Gjergji II Balsha, sundimtar i principatës së Shkodrës, Teodor Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë, Dhimitër Jonima, zot i trevës midis Lezhës dhe Rrëshenit, si dhe forca të sundimtarëve të trevave të Shqipërisë së Jugut dhe Epirit. Kështu, shqiptarët zinin ¼ e numrit të përgjithshëm të ushtarëve të koalicionit antiosman. Gjergji II Balsha evidentohet si një ndër aktorët kryesorë të koalicionit që morën pjesë në betejën e Fushë-Kosovës. Gjergji aderoi aty me mijëra ushtarë. Roli dhe kontributi në këtë betejë bazohet jo vetëm në pjesmarrjen e tij me trupa ushtarake të shumta, por edhe me vendin dhe me popullin e kësaj treve. Këtu bazohet edhe autoriteti që ai kishte mes krerëve të tjerë të koalicionit dhe ndikimi që ai ushtronte mbi vetë princ Lazarin. Në këtë betejë mbeti i vrarë edhe Teodori II Muzaka, ndërsa u zu rob Llazari i Serbisë, që më vonë turqit e vranë. Për më tepër vrasësi i sulltan Muratit ishte Millosh Kopiliqi, me origjinë shqiptare.
Andaj z. Kraja, Beteja e Kosovës më 1389 nuk është legjendë e as fantazi për shqiptarët, por burimet serbe për betejën e Fushë-Kosovës, janë krijime të mëvonshme të klerikëve të gatuara kryesisht në kishat e manastiret serbe në shekujt e sundimit osman dhe më vonë. Gaboni rëndë dhe me sa duket jeni i ndikuar nga literatura e vjetër të kohës, duke gjetur kështu vehten tek historiani i shek. XIX, I. Ruvarac që njihet edhe si themelues i historiografisë moderne serbe. Ai qysh në vitin 1887 i ka quajtur këto krijime si përralla e prallëza popullore, dhe si të tilla, nuk mund të përbëjnë një burim për historianët e sotëm, ashtu siç po pretendoni dhe po i merrni si të mirëqena në këtë rast dhe ju.

Për më tepër, z. Kraja shkruan: “Versionit serb të Betejës së Kosovës do të vijë në ndihmë edhe versioni turk..”. Por, një konstatim i tillë nuk qëndron për faktin se kur bëhet fjalë për analizë krahasuese, atëherë çdo studiues duhet të bëjë krahasimin e të gjitha burimeve të kohës, që në këtë rast, mungojnë. Si dëshmi mund të ofrojmë të dhënat nga veprat e autorëve dalmatin të shek. XV-XVI, siç është rasti i humanistit të njohur nga Raguza, abati Aloysius Carvinus Tubero dhe Mauro Orbini. Më pas vlen të theksohet dhe kronisti osman Oruçi e Neshri, kronistin Gjon Muzaka, e kronistët Saddedin e Sollakzade, e burime tjera, nuk e pohojnë se të gjitha burimet turke e mbështesin një gjë të tillë. Udhëpërshkruesi dhe kronisti turk Evlia Çelebiu, duke u kthyer nga Bosnja, gjatë vizitës nëpër Kosovë, shkruan se popullësia e Kosovës ishte popullsi shqiptare, kurse lumi Llab rrjedh pranë qytetit Kosovë, buron në Shqipëri dhe aty nuk flitet në gjuhën boshnjake (sllave), por vetëm shqip dhe turqisht.
Sipas përpjekjeve të z. Kraja, për të bërë analizë studimore për këtë periudhë nuk del që Kosova në atë kohë ishte me popullsi shqiptare dhe pjesë e Arbërisë. Lidhur me këtë, Philippe de Maizières (një kronistë i betejës), së Kosovës më 1389 ishte i pari që në veprën e tij të shkruar në tetor 1389 pohonte se beteja u zhvillua në pjesët e Arbërisë. Edhe nga të dhënat e mëvonshme të shek. XVII në dokumentacionin austriak të komandës së ushtrive austriake, si dhe në ato osmane gjatë luftërave austro-osmane të viteve 1683-1699, Rrafshi i Kosovës dhe i Dukagjinit dëshmohet se ishin krahina të banuara kryesisht nga popullsia shqiptare dhe përfshiheshin brenda kufijve dhe konceptit Shqipërisë (Albanien). Në dokumentet austriake dëshmohet se Prizreni ishte kryeqytet i Shqipërisë, se “Prishtina ndodhet në Shqipëri, Peja një qytet në Shqipëri, se në viset e Kosovës flitej gjuha shqipe, etj. Vetë perandori i Austrisë Leopoldi I, kur hyri në Kosovë e thekson se ushtritë e tij luftonin në Shqipëri. Pra, ishim të një trungu etnik shqiptar.

Këto të dhëna perëndimore mbi konceptin Shqipëri dhe mbi përfshirjen në të edhe të qyteteve të Kosovës përputhen edhe me dokumente të tjera osmane. Në regjistrimin e vitit 1688 të kadillëkut të Rumelisë, të shkruar nga Abdullah Huremoviqi, rrethet e Pejës, të Alltun-Ilisë (Gjakovë-Deçan), sanxhaku i Dukagjinit, rrethi i Prizrenit, rrethi i Suharekës bënin pjesë në Shqipëri (Arnavutlluk). Po në këtë kohë, Jegen Pasha, duke kaluar nga Nishi për në Prishtinë, pohon se ishte duke u futur në Shqipëri. Me fjalë të tjera, Kosova llogaritej si pjesë e Shqipërisë. Në përputhje të plotë me këto të dhëna janë edhe ato të hartave evropiane të asaj kohe. Kështu, në një hartë të vitit 1688, territori i lumit Drin është pjesë e Shqipërisë. Në një hartë të një viti më vonë, krahina e Kosovës bënte pjesë në Shqipëri.

Kraja edhe pse mbron mos ekzistencën e mitit shqiptar për Betejën e Kosovës, nuk duket se ngjashëm vepron me figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kur shkruan se: “Po të ishte se te shqiptarët ekzistonte një bazë për mitin e Betejës së Kosovës, ai do të valorizohej që në shekullin XIX, atëherë kur u valorizua edhe miti për Skënderbeun”. E vërtetë që tek shqiptarët nuk ka ekzistuar një bazë për mitin e Betejës së Kosovës, por nuk qëndron valorizimi për mitin e Skënderbeut. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nga fundi i Mesjetës bëri përpjekje maksimale për një shtet të bashkuar shqiptar. Një përpjekje, e parë si vazhdim e si pikë kulmore e përpjekjve të ngjashme që krerë të ndryshëm shqiptarë kishin çuar përpara duke filluar nga shekulli XII. Ai vuri luftën për jetë a vdekje kundër invazionit osman. Kjo zgjedhje e pakompromis e diferencoi dukshëm imazhin e Kastriotit nga ai i shumë sovranëve e princërve të tjerë të Evropës e Ballkanit, që u dorëzuan ose u squllën përballë rrezikut osman. Këtë projekt të tij e njihnin në vitin 1463, si Papa Piu II, ashtu edhe Mbretëria e Napolit, Republika e Venedikut, ajo e Raguzës, etj.
Mehmet Kraja, në disa raste duke përdorur fraza të gjata për vetitë etnike të shqiptarëve jep edhe disa vlerësime cinike për ta: “Frustrimet e nacionalizmit serb mbi këtë mit( i kanë shkaktuar Kosovës tragjedi të mëdha, herë duke e pushtuar atë me luftëra të përgjakshme, herë duke ushtruar gjenocid (mbi 170 mijë shqiptarë të shpërngulur nga Serbia jugore pas Kongresit të Berlinit, 30 mijë të vrarë më 1913, mbi 250 mije te shpërngulur ne Turqi para dhe pas Luftës se Dyte Botërore..” XE “Millovan Nikoliq” Më tej shkruan: “…pas Luftës së Parë Botërore Serbia ndërmori hapa radikalë në shpronësimin e shqiptarëve (përmes të ashtuquajturave reforma agrare) dhe dëbimin e tyre për Turqi..” XE “Millovan Nikoliq” xe “Kosovës”xe “Artim Jashari”

Sipas këtij vlerësimi, që është një fakt i vërtetuar dhe nga studiuesit ndërkombëtar për krimet serbe mbi shqiptarët, por, mos njohja e fakteve historike dhe përdorimi me nocionet e caktuara për ta argumentuar një krim, shpesh herë kanë qenë të dëmshme siç mund të argumentojmë edhe në këtë analizë. Është fakt i pamohueshëm se serbët në këtë periudhë kanë bërë krime kundër shqiptarëve, por fjala gjenocid nuk ka ekzistuar si nocion në këtë kohë. Si i tillë ky term doli në pah dhe u unifikua në vitin 1944 nga avokati polak Rafael Lemkin, duke shfrytëzuar parashtesën greke genos, që nënkupton racën apo fisin, dhe prapashtesën latine cide, që nënkupton vrasjen, përdori për herë të parë fjalën gjenocid. Farkimi i një termi të tillë ishte reagim i pjesshëm i Lamkinit ndaj politikës naziste të shfarrosjes sistematike të hebrenjëve, i cili më pas drejtoi fushatën për ta njohur dhe kodifikuar gjenocidin si një krim ndërkombëtar. Në këtë mënyrë gjenocidi u njoh si krim me ligjin ndërkombëtar të vitit 1946 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ratifikuar nga 149 shtete (deri më 2018). Neni 2 i Konventës për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit shkruan qartë se: “gjenocidi nënkupton akte të kryera me qëllim të shkatërrimit, të plotë apo të pjesshëm, të një grupi etnik, kombëtar, racor apo fetar”.

Së dyti, shpërngulja e shqiptarëve që konsiderohet si popullsi në kuadër të Serbisë jugore, kur shkruan se: mbi 170 mijë shqiptarë të shpërngulur nga Serbia jugore pas Kongresit të Berlinit..”. XE “Millovan Nikoliq” xe “Kosovës”xe “Artim Jashari” XE “Millovan Nikoliq” xe “Kosovës”xe “Artim Jashari”Sipas Krajës, çfarë nënkupton me termin “Serbia jugore”? Duhet ditur që historiografia serbe e fundit të shekullit XIX Kosovën e paraqet si Serbia e Vjetër(, deri më 1912. Trevat shqiptare të pushtuara nga serbët pas Luftërave Ballkanike u quajtën si Viset e reja apo Viset e sapo çliruara (1913-1915). Ndërsa ndërmjet dy luftërave botërore Kosova dhe Maqedonia e sotme u quajtën Serbia Jugore, kurse më vonë u përdor termi Kosovë e Metohi. Andaj ti besohet të ashtuquajturave koncepte doktrinare ideologjike serbe në këtë rast nuk është në rregull e aq me tepër të merren si të mirëqena ato.
Së treti, në periudhën 36 vjeçare 1876-1912, Vilajeti i Kosovës në vitin 1878, numri i përgjithshëm i popullsisë së Vilajetit rezultonte të ishte mbi 1 527 000, kurse më 1879 kishte 960 156 banorë dhe në këtë kohë ky vilajet përfshinte përveç territorit të Kosovës së sotme edhe Shkupin, Tetovën, Novipazarin, Senicën, Toplicen, Kurshumlinë, Prokuplen, Leskocin, Nishin dhe Vranjën. Më 1877 mijëra shqiptarë u dëbuan nga Toplica e Klisura. Vetëm prej 81 fshatrave nga Toplica e Kosanica janë shpërngulur rreth 1 867 familje shqiptare. Në vitet 1876-1878 nga Prokupla e Kurshumlia, ku 90% e popullsisë ishte shqiptare, po ashtu u dëbuan mijëra banorë shqiptarë. Sipas të dhënave turke, serbe, austriake e frënge në thellësi të Vilajetit të Kosovës e të Shkodrës u vendosën rreth 300 000 shqiptarë të shpërngulur si rezultat i pushtimit të krahinave të sipërme nga Serbia, Mali i Zi dhe Austro-Hungaria, jo siç na ofron shifra të paverifikuara Mehmet Kraja.

Në analizën e Mehmet Krajës të konteksti i marrëdhënieve shqiptaro – serbe shkruan: të dy popujt kanë gabimet dhe fajet e tyre në të shkuarën, se ata kanë histori të përgjakshme dhe se e ardhmja duhet të ndërtohet duke i tejkaluar armiqësitë dhe animozitetet e kohëve të shkuara”. XE “Millovan Nikoliq”
Ku qëndron gabimi i shqiptarëve sipas Mehmet Krajës? Shqiptarët, sipas të dhënave historike të konfirmuara, që nga formimi i tyre nuk kanë pasur platformë politike kundër asnjë kombi me të cilët është kufizuar, atëherë si mund të barazohen shqiptarët me serbët si fajtorë të përbashkët për krimet e bëra në hapësirën gjeografike shqiptare?
Lidhur me këtë, pa u zhytur thellë në histori po japim një pasqyrë shumë të shkurtër, të gjendjes së shqiptarëve. Gjatë periudhës 28 vjeçare (1913-1941), nga viset shqiptare në Jugosllavi u shpërngulen mbi 500 mijë shqiptare. Nga të 500 mijë të shpërngulurit gjatë kësaj periudhe, një pjesë kanë shkuar në Shqipëri e pjesa më e madhe e tyre në Turqi. Sipas statistikave që japin organet jugosllave gjatë viteve 1919-1927 janë vrarë edhe rreth 4 000 luftëtarë të çetave kryengritëse.

Edhe pas kapitullimit të Mbretërisë jugosllave forcat çetnike serbo-malazeze të Mihajloviqit, iu vërsulen Kosovës e në Mal të Zi XE “Mal të Zi” , përmes vrasjeve kolektive të tipit etnik. Në janar të vitit 1943, nga forcat e kombinuara serbe u vranë rreth 4 000 veta, ndër të cilët 2 083 fëmijë dhe 797 gra dhe dogjën 1 763 shtëpi e plaçkiten çdo gjë, duke djegur edhe 49 katunde të Bjellopoles XE “Bjellopoljes” : Shumica e viktimave fëmijë dhe gra të djegur në zjarr, të therur me thikë e çdo lloj masakrimi tjetër… Ndërkohë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ndodhën krime rrënqethëse, vetëm nga të dhëna të pjesshme llogaritet se mbi 30 000 shqiptarë vdiqën, nga viti 1944 në vitin 1948. XE “Maqedonisë” Mijëra tjerë u zhduken në vitet pasuese nga vrasjet e torturat çnjerëzore, e mijëra tjerë u shpërngulen, valë e cila nuk u ndal nga ndjekjet e persekutimet e dhunshme. Sipas një dokumenti, Pasqyrë e vitit 1967 e pa botuar e Ministrisë së Punëve të Brendshme Turke mbi shpërndarjen e popullsisë shqiptare në Turqi, llogaritej se në Turqi numri i personave që njiheshin si shqiptarë ishte 800 000, që kanë origjinë 1 090 000, numri i përgjithshëm i shqiptarëve 1 890 000, personat që flasin shqip mirë 412 000 dhe pak 373 000. Brutalitet e dhunë pati edhe pas demonstratave të vitit 1968 e më pas në vitet 1981-1999 krime që edhe në raportin tuaj përmendni shifrën prej 13 000 vetash për luftën e fundit. Atëherë, nga këto të dhëna arkivore, çfarë faji patën shqiptarët që iu ekspozuan një krimi sistematik shtetëror jugosllav?. I vetmi faj është të qenurit shqiptar si të tillë.

Kraja përpiqet të argumentojë teorin mbi shqiptarët që konvertimi i vonë dhe i paqëndrueshëm mund të kenë qenë një arsye, që përqafuan bektashizmin, si variant më liberal i myslimanizmit duke theksuar se: “Si do që të ketë qenë historia, shqiptarët në përgjithësi dhe kosovarët në këtë kuadër nuk e vendosen asnjërin besim fetar në themel të identitetit të tyre kombëtar. XE “Millovan Nikoliq” Ajo që bie në sy në këtë rast është se dallohen dy entitete kombëtare. Por rrethanat historike, zhvillimi ekonomik, interesat e shteteve të ndryshme etj., kanë bërë që një komb të ndahet në dy ose më shumë shtete. Shqiptarët kanë dy shtete të tyre dhe një pjesë tyre jeton në trojet e veta etnike, por, jashtë këtyre dy shteteve. Megjithatë, në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për dy apo më shumë kombe të ndryshme. Kjo për faktin se shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë ndjenjën e përbashkët të përkatësisë së tyre kombëtare; ndjenja e përkatësisë së tyre shqiptare. Shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë, kanë gjuhë të përbashkët, prejardhje historike të përbashkët, për mijëra vjet kanë jetuar brenda të njëjtit trung etnik. Andaj, në këtë rast nuk mund të flitet kurrsesi për ..shqiptarët në përgjithësi dhe kosovarët.., në veçanti. Kjo i shkon për shtati vetëm përjekjeve të dikurshme të udhëheqjes politike jugosllave, e cila ndoqi rrugën e krijimit të një identiteti të veçantë të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera, të ndryshëm nga ai i bashkëkombësve të tyre në Shqipëri, në fundin e vitet 50-ta, ku autoritetet jugosllave u përpoqën ti dallonin shqiptarët e dy anëve të kufirit edhe në përdorimin e nocioneve shqiptar Albanci për të Shqipërisë dhe iptari për ata të Jugosllavisë.
Kraja më tej përmes shkrimit mohon qëndresën shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore dhe lëvizjet shtetformuese sikur ato të jenë shterpë përgjatë historisë, kur shkruan se: “Shqiptarët e Shqipërisë nuk do ta përfshijnë në memorien e tyre historike faktin se gjatë luftërave ballkanike dhe më pas (1913-1915), Serbia do të ushtrojë gjenocid jo vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe në brendi të Shqipërisë, ta zëmë në fshatrat e Elbasanit, ku, siç thotë Tucoviqi, ushtria serbe i dogji njerëzit e gjallë. Shqiptarët e Shqipërisë nuk do ta kenë të lehtë ta kuptojnë se projektet e Garashaninit, Andriqit dhe Çubriloviqit nuk kishin të bënin në mënyrë specifike vetëm me Kosovën, por me krejt popullin shqiptar. XE “Millovan Nikoliq” Më pas, theksohet: Edhe pse marrëdhëniet më Jugosllavinë u prishen shumë shpejt (1948), komunistët shqiptarë e panë si ideal edhe për shumë kohë (madje me kompleks inferioritetit) Jugosllavinë e Titos dhe socializmin e saj vetëqeverisës. Historikisht është e njohur se afrimi i Shqipërisë në çfarëdo mënyre me Jugosllavinë ose Serbinë, doemos duhet të eklipsojë çështjen e Kosovës, madje shpesh ta sakrifikojë atë”. XE “Millovan Nikoliq”

Historikisht një qëndrim i tillë nuk qëndron, në shumë dimensione. Qëndrimi i udhëheqjes politike shtetërore të Tiranës, në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, ka qenë që ata të mos shpërnguleshin për në Turqi, por të qëndronin në vend si popullsi kompakte. Informimet për shpërngulje bënë që qeveria shqiptare të koordinojë veprimtarinë e saj në planin politik e diplomatik. Madje edhe vetë ministri shqiptar, kishte bërë një vizitë në Kosovë e Maqedoni me qëllim që të njihej për së afërmi rreth gjendjes së shqiptarëve, se sa prej tyre largoheshin për në Turqi.

Shteti shqiptar edhe në mënyrë zyrtare, bëri përpjekje për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Më 1959, përfaqësuesi diplomatik shqiptar ndërhyri pranë autoriteteve turke për të mos pranuar emigrimin e shqiptarëve në Turqi dhe qeveria turke kishte dhënë sigurinë disa herë se, duke kuptuar drejt ndjenjat kombëtare, do të merrte masa për të ndaluar emigrimin e duke vazhduar një kontroll të fortë mbi kombësinë e personave emigrantë. Përveç ndërhyrjes pranë autoriteteve turke, Tirana zyrtare u angazhua maksimalisht që ti kundërvihej propagandës jugosllave në forma të ndryshme në mënyrë që popullata shqiptare të mos dekurajohej nga propaganda jugosllave dhe të bënte përpjekjet e veta që ta ruante qenien e vetë kombëtare. Masat e ndërmarrura në një masë të madhe penguan masat e emigrimit, asimilimit dhe shkombëtarizimit të jugosllavëve ndaj masës shqiptare në Kosovë e në viset shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi.

Edhe në vitet 70 të shek. XX, afrimi midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, për këtë të fundit nënkuptonte mundësinë për të ndihmuar e ndikuar mbi shqiptarët jo vetëm në aspektin arsimor e kulturor, por edhe në atë kombetar. Vitet shtatëdhjetë hapen perspektiva të reja për një periudhë të gjatë kohore edhe për përfaqësitë e jashtme diplomatike të Shqipërisë që kishin detyra të mëdha në drejtim te çështjes se Kosovës. Shkëmbimet arsimore, shkencore dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Kosovës ngritën vetëdijen kombëtare shqiptare në Kosovë. Si rezultat i këtij ndikimi forcat ilegale politike në Kosovë arritën ti artikulonin kërkesat për avancimin e statutit juridik të Kosovës dhe të të drejtave politike të popullit shqiptar në Kosovë e në viset tjera të banuara me shqiptarë nën Jugosllavi, të cilat u shprehën përmes demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Edhe me 1981, demonstratat e marsit dhe prillit të vitit 1981, patën jehonë sidomos në Shqipëri, e cila jo vetëm që vlerësoi kërkesat e demonstruesve, por dënoi pa mëdyshje dhe me vendosmëri qëndrimin e autoriteteve jugosllave ndaj tyre. Shqipëria ushtroi rolin e saj kombëtar dhe ndërkombëtar. Është i vetmi vend në botë që zyrtarisht përkrahi statusin Kosova Republikë.

Edhe në fillim të viteve 90-të shek. XX, në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës një kontribut të veçantë dha Tirana në sesionin e 44-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dhe telegramin e dërguar, në shkurt 1990, Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Javier Perez De Cullar, si dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Ekonomik e Shoqëror dhe të Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Për më tepër, vetëm Kuvendi i Republikës së Shqipërisë përmes një Deklarate, më 21 tetor 1991, njohu Republikën e Kosovës, si shtet sovran e të pavarur, mbi bazën e lirisë dhe barazisë të plotë me të gjithë popujt tjerë. E mbi të gjitha, në fillim të viteve 90-të, ishin disa grupe nga Kosova dhe viset tjera shqiptare që u stërviten ushtarakish në bazat e ushtrisë shqiptare, në mesin e të cilëve komandanti legjendar Adem Jashari. Për vitet 1998/1999 është dëshmitar e gjitha bota e civilizuar sesi shqiptarët në Shqipëri hapën shtëpitë e tyre dhe pritën vëllezërit të dëbuar nga vatrat e tyre. Por mos të harrojmë këtu që edhe shumë dëshmorë nga Shqipëria ranë në frontet e luftës çlirimtare e shumë prej tyre dhanë kontribute në forma nga më të ndryshmet në aspekt të zhvillimit të luftës çlirimtare e në politikën e brendshme dhe të jashtme kombëtare.

Atëherë z. Kraja ku merrni guximin që të godisni kaq ashpër politikën e qeverisë shqiptare të Tiranës në raport me çështjen e Kosovës? Ju lutem na ofroni dokumente relevante të kohës lidhur me atë që shkruani.
Kraja rreth idesë së ndarjes së Kosovës barazon hartuesit e eleaborateve serbe me njërin nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe personalitetin kryesor të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçin, kur shkruan se: “Pavarësisht se si u paraqitën në opinion dhe në kancelaritë diplomatike, ideja për ndarjen e Kosovës është ide e nacionalizmit serb, madje e dishepujve të saj më të spikatur, siç ishin Çubriloviqi XE “Millovan Nikoliq” dhe Qosiqi. Që në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, kur u pa se problemi i Kosovës do të bëhej i papërballueshëm për Serbinë, në fillim Çubriloviqi dhe më pas Qosiqi nxorën idenë e shkëputjes përfundimtare mes veti të serbëve dhe shqiptarëve përmes ndarjes së Kosovës. Idenë e ndarjes Qosiqi e ripërsëriti disa herë edhe pas vitit 1999, duke nxjerrë në opinion argumente serbe për një zgjidhje të këtillë. Por gjithsesi në agjendën politike të marrëdhënieve Kosovë-Serbi ndarja u fut pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (2008). XE “Millovan Nikoliq” Për të vazhduar më tutje: Hashim Thaçi, herë si kryeministër dhe herë si president, futi në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, qoftë duke bërë marrëveshje të fshehta me Serbinë, qoftë duke pretenduar një amnisti si mirënjohje botërore, për arritjet e tij në promovimin e paqes midis dy popujve”. XE “Millovan Nikoliq”

E habitshme një fakti i tillë, të barazosh në këtë aspekt! Lind pyetja, në çfarë niveli të tillë krahasoni idetë e këtyre dy shovinistëve të Çubriloviqit XE “Millovan Nikoliq” e Qosiqit me atë të Hashim Thaçit?
Në përpjekjet për të laboruar këtë çëshje, shihet se kemi të bëjmë me një narracion të stilizuar sesa me një analiz studimore, qe ndjek metodologjinë shkencore. Të dhënat që na paraqiten për aspektet e ndryshme diplomatike duken sikur diplomacia ndërkombëtare njeh traditën, farë e fis. Pasi analizat për gjendjen politike në Kosovë konsiderohen të dëmshme e vlerësohet se çështja ka ngecur në mjedisin politik të udhëhequr nga Hashim Thaçi, nëpërmjet kombinimit të dhunës me demagogjinë politike të Tiranës e Shkupit, dhe të gjitha këto z. Kraja pretendoni t’i rregulloni në emër të Vetëvendosjes. Me këto teza e të tjera, Kraja insiston edhe për teorinë e ndarjes së dy popujve (Shqipëri-Kosovë), dhe të arsyetojë në një masë pabarazinë e tyre biologjike, psikologjike e shoqërore duke ruajtur vetëm atë politike të nivelit jo recidivist për qëllime të mira kombëtare, në këtë rast partisë politike, VV-së. XE “Millovan Nikoliq”

Me këtë mendim ka një perputhje edhe me dëshirën për gjykimin e drejtuesve të UÇK-së, pse jo mund të shërbejë edhe si dëshmitar i Gjykatës Speciale. Përballë kësaj qëndron edhe e përgjithshëmja që edhe shumë të tjerë të kenë një fat të tillë. Opinioni i gjerë nuk e di nëse një material i tillë më herët është shpërndarë ndonjë agjencie të huaj. Nga përmbajtja e materialit shikohet qëndrim mjaft i ashpër ndaj ish-drejtuesve të luftës çlirimtare. Tërheq vëmendjen edhe fakti, që analiza e Krajes del në momentet që siç dihet pritet gjykimi i drejtuesve të luftes çlirimtare. Andaj jo pa qëllim filloi kjo fushatë e ndërmarrë në këtë drejtim për të intensifikuar më tej, të gjitha veprimtaritë antishqiptare, për gjykimin e liderëve të luftës. Në vend që z. Kraja të punonte për të frenuar një proces të tillë, mbi bazën e fakteve dhe argumenteve shkencore, pasi në zhvillimet historike, në rrjedhën e viteve dhe shekujve, ka ngjarje që për domethënien e tyre, qëndrojnë si udhërrëfyese në udhëkryqet e mëdha të historisë e ajo që zë vend nderi në histori është Lufta e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës. UÇK-ja pavarësisht lëkundjeve nëpër kundërthëniet e kohës tashmë 23 vite me radhë, ka ngel projekti themeltar i shtetit modern shqiptar në Kosovë, shkëlqimi i së cilës nuk shuhet kurrë.

Kraja duke bërë përpjekje në analizën e tij destruktive shkruan: “Por nga të gjithë skeptikët e një përmbysjeje të këtillë, më së shumti mosbesues ishin kosovarët, të cilët kuptuan dy gjëra: e para, se ndarja e Kosovës dhe bashkëngjitja e veriut të saj Serbisë nuk do të kompensohej me Luginën e Preshevës. XE “Millovan Nikoliq” Çfarë të kuptojmë me fjalën kompensim, për Luginën? Lugina e Preshevës gjithnjë është parë si çështje shikuar nga këndvështrimi etnik – si një pjesë e pandashme e trungut etnik shqiptar, e kulturës, historisë dhe traditave të njëjta, dhe jo nga ai politik – si një nocin administrativ apo element në rregullimin e çështjes se Kosoves, siç pretendoni ju.

Në analizën e Krajës në raport me Serbinë hidhet faji ngjashëm se shqiptarët kanë vrarë e masakruar më 1998/1999 edhe pse në disa raste brenda fjalive të gjata në mënyrë perfide, ua lë fajin më tepër serbëve. Por në kontekstin koptimplotë të fjalisë kuptohet ngjashmëria e madhe në këtë drejtim, vetëm se theksi vihet në mos forcën e duhur që kishin shqiptarët për të realizuar edhe ata ngjashëm dhunën, krimet dhe masakrat. Kështu ai shkruan: “Megjithatë, sido që të ishte sistemi gjyqësor i Kosovës dhe pavarësisht nga fakti se në mënyrë jo të drejtë u vendos një shenjë barazimi midis agresorit (Serbisë) dhe viktimës (Kosovës), në periudhën e luftës dhe menjëherë pas saj u kryen krime, disa prej të cilëve mund të kualifikoheshin si krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, vetëm se një pjesë e mirë e krimeve të kësaj natyre u kryen jo vetëm si hakmarrje ndaj serbëve lokalë, por edhe ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë. XE “Millovan Nikoliq”

Z. Kraja pse mbështeteni në krimet e pasluftës në të njëjtën linjë me studiues serb e të dhënave të shërbimit për zbulimin e krimeve të luftës pranë MPB së Serbisë, që ata i pretendojnë ato deri në dhjetor të vitit 2004? XE “Serbisë” Andaj, me të drejtë do parashtroj pyetjen. Dokumento ku ka bërë UÇK krime, sa serbë lokalë, ka vrarë e në këtë mes sa janë: pleq e plaka, gra shtatzëna e fëmijë?

Konsideroj që në këtë drejtim jeni i ndikuar kur flisni për serbët lokalë, për faktin se: Sa i përket serbëve lokalë në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999 ekzistuan dy lloj organizimesh të forcave rezervë policore: rezervistët e rregullt, të cilët pas mobilizimit kishin uniforma të policisë së rregullt dhe gëzonin po të njëjtat të drejta, si dhe njësia e policisë rezervë që në fakt ishin njësitë lokale të përbëra ekskluzivisht nga serbët vendorë, të cilat, që nga fillimi i vitit 1998 u armatosën nga qeveria e Serbisë, një proces që u intensifikua në muajt qershor-korrik po të të njëjtit vit. Krahas armatimit, këta edhe u trajnuan nga MPB dhe Ushtria Jugosllave (më tej: UJ) në përdorimin e armëve të zjarrit dhe organizimin e mbrojtjes së vendbanimeve të tyre. Mobilizimi dhe armatosja e serbëve vendorë kishte karakter masiv. Një raport nga mbledhja e Shtabit të MPB të mbajtur me datë 28 korrik 1998 thuhej se ishin formuar 243 njësi të policisë rezervë në të cilat bënin pjesë banorët e fshatrave/qyteteve përkatëse dhe ishin armatosur rreth 54.683 njerëz, 12.170 prej të cilëve u armatosën nga MPB kurse 34.716 nga UJ, derisa 7.797 ishin armatosur qysh më herët. Për më tepër raporti theksone se në Kosovë kishin arritur edhe 5.070 armë shpërndarja e të cilave ishte duke vazhduar. U vlerësua se në këtë proces duhej të armatoseshin rreth 60.000 persona. Kjo shifër prej 60.000 serbësh vendorë jep të kuptohet se ishin mobilizuar pothuaj të gjithë meshkujt serbë të aftë për armë. Këto të dhëna të mësipërme janë nga pala serbe, andaj për çfarë civilësh flisni, pasi ata ishin të armatosur?

Së dyti, sipas të dhënave zyrtare të qeverisë jugosllave në luftë më 1998/1999 humbën jetën 1008 policë e ushtarë. Serbët e Kosovës ishin të angazhuar në gjitha hallkat apo në gjitha strukturat e aparatit shtetëror policor e ushtarak serb, pra që nga pjesëmarrja në policinë e rëndomtë, atë të sigurimit shtetëror, policinë rezervë e deri tek strukturat e rregullta ushtarake, ato rezerve, vullnetare e të mbrojtjes territoriale. Nëse krahasohet shifra e serbëve lokalë që humbën jetën në ballafaqimin me forcat e UÇK apo të NATO-s, 225 prej numrit zyrtar 1008 të pranuar nga qeveria jugosllave, që është mbi 27 % të numrit të përgjithshëm të pjesëtarëve të rënë të forcave serbe-jugosllave, del se serbët vendor ishin pothuaj të gjithë të mobilizuar në luftë kundër fqinjëve të tyre shqiptarë. Roli i serbëve vendor u ngrit jashtëzakonisht shumë pas fillimit të bombardimeve të NATO, atëherë kur nga Serbia erdhën përforcime masive, erdhën policë e ushtarë rezervistë që nuk e njihnin edhe aq shumë terrenin dhe popullsinë shqiptare të Kosovës, kurse serbët lokalë, që njihnin gjuhën shqipe dhe terrenin u bënë udhërrëfyes të tyre në planet shtetërore antishqiptare. Shifra prej 250 vetëve është nga pala serbe por ata i paraqesin si luftëtarë të tyre në front të luftës me UÇK-në, ashtu siç na japin edhe një sërë të dhënash të tjera për ushtarët e UJ e zyrtarët tjerë të MPB e në sektorë të tjerë. Kurse të dhënat tuaja për vrasjet e serbëve lokalë është mirë të na i publikoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu