Një mumje egjiptiane, për të cilën ekspertët menduan për shekuj me radhë se ishte një zog i ngordhur, është në fakt një foshnjë njerëzore, sipas skanimeve të realizuara në nëntor.
Sipas studimeve foshnja është fëmija “e dashurisë së turpit” të një faraoni i cili kishte një lidhje të fshehtë.
Testet kanë treguar më parë se nëna e humbi fëmijën kur ishte rreth 20 javë shtatzënë.
Teoria e re e çuditshme pohon se foshnja u fsheh nga dashnorja e faraonit për të mos mërzitur mbretin, por nuk është konfirmuar ende nga ekspertët e Museut Maidstone, në Kent, aty ku ndodhet fëmija mumje dhe mamaja e saj.