Receta për picën më të shijshme të cilën do ta provoni ndonjëherë

Kujt nuk i pëlqen pica? Jeni adhurues të picës dhe i doni shkathtësitë kulinare të Jamie Oliverit të famshëm? Atëherë këtë recetë do ta adhuroni.

Shumica thonë që kur njëherë ta gatuani picën në këtë mënyrë kurrë më nuk do ta përgatitni e brumit në mënyrën e vjetër.

Përbërësit:

– 1 kg miell i bardhë;
– 200 gr miell e griz të bluar;
– 2 x 7 gr tharmë të thatë;
– 1 lugë sheqer;
– 4 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

Në 650 ml ujë të vakët përzieni tharmin, sheqerin dhe vajin dhe lini disa minuta pastaj tretjen qiteni në enë për përzierje.

Ngadalë shtoni miellin dhe grizin duke i përzier derisa masa të bashkohet. Ngjishni derisa brumi të marrë formë të lëmuar dhe teksturë elastike.

Qiteni brumin në një tepsi të madhe dhe qitni sipër mielli.

Mbulojeni enën me leckë të njomur dhe lëreni të qëndrojë në temperaturë dhome rreth një orë që të bymehet. Pastaj merreni brumin dhe ngjisheni derisa i gjithë ajri të nxirret jashtë.

Ndajeni brumin në toptha, ndërsa kjo përzierje nga 1 kg miell është e mjaftueshme për 6 deri në 8 pica të madhësisë mesatare.

Brumin e përhapur lyeni me vaj ulliri dhe bëni fillin me shtesën e dëshiruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu