Quajti Erdoganin “Hitler të kohës moderne”, shteti turk ofron shpërblim 500 mijë dollarë për informacione rreth basketbollistit të njohur

Turqia ka vendosur një shpërbilm prej 500 mijë dollarë për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e basketbollistit Enes Kanter pasi shteti turk e konsideron atë një terrorist.

Basketbollisti 30-vjeçar, i cili sezonin e kaluar luajti për Boston Celtics në NBA, theksoi: “Nuk jam i vetmi. Ka kaq shumë gazetarë, akademikë, sportistë, aktivistë dhe mësues të pafajshëm në këtë listë. Tani jeta e tyre është në rrezik për shkak të qeverisë turke”.

Kanter ka kritikuar vazhdimisht presidentin turk Erdogan, duke e quajtur atë një “diktator” ose “Hitleri i shekullit tonë”.

Ai ka komentuar njoftimin e tij në llogarinë personale në Instagram, duke shkruar në postim: “Nuk mund ta besoj se kemi arritur në pikën ku jeta ime luhet. Nëse më vrasin në një të ardhme të afërt, regjimi i Erdoganit do të jetë përgjegjës. Pse administrata Biden, NATO dhe liderët perëndimorë po heshtin dhe po përpiqen diplomatikisht të trajtojnë këto diktatura?”.

Megjithatë, nuk u ndal me kaq. Në një postim të ri, Kanter shkroi: “Eja më merr Erdogan. Dëshironi të humbni gjysmë milioni me mua? Hajdeni!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enes FREEDOM (@enesfreedom)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu