Nga: Bekim Qoku
Kam bindjen se Ziadin Sela ishte lideri i fundit politik shqiptarë në MV tek i cili dhe me të cilin mund të ndërtohej një politikë e kulluar kombëtare. Ziadini ishte, me gjasë, i fundit i shkollës së vjetër. Ai dështoi në këtë kauzë. Bashkë me të edhe shqiptarët e MV. Të shpresojmë vetëm përkohësisht.
Por, tash e tutje, duket sikur kauzat e kulluara kombëtare të shqiptarëve të M. së Veriut do të varen kryekëput nga politika zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Sepse nga brenda nuk po mbetet farë kombëtare. Andaj, kjo ndërhyrje e tyre bëhet çdo ditë e më e largët.
Ka ardhur një kohë e oportunizmit dhe pragmatizmit grupor e klanor. Ky shtet është edhe ashtu një vend plaçke.
Me M. e Veriut nuk do të ishte keq të përdoret strategija e PDK/LDK/AAK që u përdor në qeverisjen e tyre në Kosovë, që do të thotë, falimentoje një subjekt apo ndërmarrje publike, dëmtoje dhe shkatërroje deri në atë farë feje, sa që në fund të privatizohet për lirë pare apo të jepet falas.