Pse Ali Ahmeti është lideri i vetëm i sigurt ndër shqiptarët?

Shkruan: Berat Buzhala

Prej krejt politikanëve shqiptarë, që për momentin kanë pozita të nalta shtetërore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, qiky Berat Buzhala notat maksimale ia jep vec Ali Ahmetit.

Ka luftu neë dy luftëra, ama kur fole për patriotizem është më modest se Rama, Kurti e Abazovici, që kurrë një jetën e vet një fishek në drejtim të armikut qitë nuk e kanë.

E ka deshmu me jetën e vet se cka ëhtë lufta, se cka është Jugosllavia, Serbia e Maqedonia, se ai vet ka qëndru në mal, ama një fjalë të keqe për Ameriken kurrë nuk e ka folë, perkundrazi, asnjë veprim politik nuk e ka ndërmarrë pa u koordinu. Eshtë trim, prandaj është modest. Ia jep hakun Amerikës, se kurrkush ma mirë se ai nuk e din cka do me thanë me luftu e me u cliru.

Kur i degjon njëri këta tre tjerët, të vjen me vjellë. Në Oda të burrave flasin si Mic Sokola, në sallonë ndërkombetarë si Zhizheku. E në fakt nuk janë as njeri e as tjetri.

Ali Ahmetin e kemi degjuar edhe në pergjime kur ka rënë, krejtesisht normal, tuj i ardhe keq pse do ish shokë të tij janë futë në mal pa sakicë. Edhe në atë situatë është mundu me ju ndihmu, ani pse qëllimet e tyre ishin edhe kundër tij.

A e keni pa qysh u jep hapësire të rinjve të partisë? I bën ministra të jashtëm e të brendshëm, i bën kryetarë kuvendësh, e cka jo tjetër. Pastaj, dalin disa që ia kthejnë shpinën, e kërcënojnë me shantazhe, ama Aliu është aty stoik. Nuk lëkundet, nuk dorëzohet e as nuk nënshtrohet. Sigurisht ka gabime.

Ali Ahmeti nuk është egomanjak. Nuk lypë pozitë personale shtetërore, prandaj ai po vazhdon me fitu në Maqedoni tash e një dekadë e kusur, e duke e avansu pozitën shqiptare atje, qashtu, hap pas hapi, nga nje milimiter nga nje milimeter.

As Ali Ahmeti nuk eshte perfekt, mirepo papersosshmeria e tij e ben perfekt. Eshte nje burre shqiptar, qe e ka justifiku jeten e vet ne te gjitha drejtimet. Pjese e organizimeve ilegale per dy dekada, pjese e lufterave per 3-4 vjet, i perndjekur nga regjimet e kaluara per tri dekada, e kur ulesh me fole me te, te flet i barabarte, te flet urte e bute, e pa karaxhozllek.

Ali Ahmeti i ka pa dhe i ka ba të gjitha, kurse edhe më tutje kur merr vendimet atë gjë e bën me kujdes të madh, që mos me dale prej linjes proamerikane. Kqyri këta tjerët?

Ai i gjati e ka korruptu edhe FBI-në, për me i goditë opozitën. Ky i joni, bashkë me do halabake rreth vetës, po sillet si një fëmijë qeë ka hy në bylyk, edhe që i doket vetja që nuk ka kush që i del përpara. “I kena 51 përqind”, bërtasin. Të mbushet mendja, sipas tonit te tyre, që e ka 51 përqind të votës së krejt planetit, e jo 51 përqind të 900 mijë votave 🤦.

Ai në Mal te Zi, një mediokër dhe sharllatan i pashoq, në njanën anë e shfajëson Serbinë edhe prej gjenocidit në Srebrenicë, e avanson Kishën Ortodokse serbe, e në anën tjetër folë kundër asociacionit në Kosovë, kishe prej pozitave patriotike.

Mytuni more. Horra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu