Sot me iniciativen e aktivistes Jeta Berisha, nga Prishtina së bashku me qytetarë të tjerë aktiv të shoqërisë civile, në Prishtinë, ka nisur aksioni humanitar në mbledhjen e të mirave materiale (ushqim, veshëmbathje etj.) per t’i ndihmuar familjet në nevojë në këto ditë jashtëzakonisht të ftohta dimri.
Aksionit të aktivistes Berisha i është bashkangjitur menjëherë edhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala e cila ka vazhduar aksionin dhe është përgjegjëse për mbledhjen e të mirave materiale për rajonin e Pejës. Përveç komunës së Prishtinës dhe Pejës aksioni tashmë ka nisur edhe në qytetin e Mitrovicës ku të gjithë ata që deshirojne të kontribuojnë mund të kontaktojnë me përgjegjësen Sanela Sadikovic.