dinë këto fakte:
A jeni për pavarësinë e Maqedonisë shtet sovran, me të drejtë bashkëngjitje në të ardhmen në një lidhje (bashkim, federatë) të shteteve sovrane të Jugosllavisë?
Përmbajtja e këtillë e pyetjes së referendumit për pavarësinë e Maqedonisë, e ndarë në dy pjesë, me alternativë të dyshimtë, sigurisht ka qenë arsyeja që institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë shtet me emrin e tij kushtetues, por si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.
maqedonas, si popull ,,jo sllav”, mbështetur në të kaluarën e largët të Maqedonisë antike.
Sidoqoftë, edhe ky është një kompromis i palës shqiptare, i cili duhet të kuptohet drejtë nga pala joshqiptare, në këto rrethana të tronditjeve të mëdha në Evropë dhe më gjerë, të mos u hapet rrugë alternativave të tjera për zgjidhjen e drejtë dhe të natyrshme të çështjes shqiptare, të cilat do t’i kushtonin shtrenjtë këtij shteti me stabilitet të brishtë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës tradicionale mes popujve të këtij shteti, të cilët rrethanat historike i kanë detyruar të jetojnë pranë njëri tjetrit, si dhe paqes e sigurisë në rajon.