Si vdes njeriu nga i ftohti? Si jepet ndihma në raste të tilla

Temperaturat e ulëta mund të çojnë në vdekje dhe këtë e kanë treguar të paktën 20 viktima që erdhën si pasojë e të ftohtit në Eruopë. Po çfarë i ndodh trupit kur temperature nis të bjerë.

Hipotermia

Është një gjendje klinike që ka të bëjë me uljen e temperaturës së pacientit nën një vlerë të caktuar. Kur temperatura e trupit bie shumë, metabolizmi nuk arrin të jetë aktiv dhe për të ruajtur veten hyn në një gjendje qetësie, që i lejon të kursejë energjinë. Por nëse nga kjo gjendje nuk dilet Brenda një kohe të caktuar, mund të pasojë vdekja.

Në çfarë temperature vdesim?

Për të folur për rrezik vdekjeje, temperatura e trupit duhet të jetë 24 °C. Në këtë temperaturë, pacienti pëson ndalim të qarkullimit të gjakut, çka çon në bllokimin e aktivitetit të trurit dhe humbjes së të gjitha shenjave jetësore.

Ky proces nis nga “ngrirja” e qelizave që në temperatura të ulëta nuk arrijnë të prodhojnë energjinë e nevojshme për të mbajtur aktivitetin elektrik dhe bllokojnë funksionimin normal të trupit.

Fillimisht, për të mbrojtur organet jetësore, fluksi i gjakut përqendrohet në zonën qendrore të trupit dhe reduktohet në ekstremitete. Për pasojë, fillimisht nisin të ftohen gishtat, duart, krahët e me radhë. Për këtë arsye, ne e ndiejmë të ftohtin në këto pjesë të trupit. Në këtë pikë, nëse temperatura nuk kthehet në normalitet, i ftohti arrin zemrën dhe trurin.

Simptomat

Variojnë sipas temperaturave të trupit.

Grada e parë – 35-32°C. Simptomat janë: takikardi, të dridhura, ngushtim i enëve të gjakut, përgjumje.

Grada e dytë – 32–28°C. Simptomat janë: aritmi e zemrës, tension i ulët, probleme me frymëmarrjen, bebëza të syrit të zgjeruara, reduktim i reflekseve, gjendje të fikëti.

Grada e tretë, 28-24°C. Simptomat janë: probleme me zemrën, humbje e ndjenjave, humbje e shumë prej shenjave jetësore.

Grada e katërt, temperatura nën 24 °C. Gjendje kome dhe vdekje.

Si të shpëtojmë nga hipotermia?

Ndërhyrja urgjente është themelore për shpëtimin e jetës. Megjithatë, ajo duhet të bëhet nga një ekip i specializuar. Në pritje të mbërritjes së urgjencës, ajo çfarë mund të bëjmë është:

Të spostosh me kujdes pacientin në një vend të sigurt.

Të përdorësh batanije, veshje, kapele e doreza për ta ngrohur.

Të shtrihesh pranë tij për t’i dhënë nga nxehtësia e trupit.

T’i japësh pije dhe ushqim të ngrohtë (nëse janë kushtet).

Çfarë nuk duhet bërë?

Në rastet e hipotermisë, mjekët këshillojnë të shmangen fërkimet e pacientit në zonat ku ndien të ftohtë. Pijet alkoolike nuk ndihmojnë, prandaj duhen shmangur. Nuk duhet futur pacienti në ujë të nxehtë, pasi kjo mund t’i shkaktojë gjendje shoku./Gazmira Sokoli-Tema TV/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu