Pasi sot presidenti, për pak konsensual, i BDI-së Ivanovi ia dorëzoi mandatin kryetarit të VMRO-DPMNE-së të akuzuarit nga PSP, Nikolla Gruevski BDI pritet këtyre ditëve të merr vendim për pjesëmarrje eventuale në propozim qeverinë e këtij të fundit. Pasi BDI tani më është kthyer në shqiptari dhe ka nënshkruar edhe platformë të përbashkët me shqiptarë disi ngushtohet që të hyjë në qeveri me Gruevskin, Jankullovskën dhe Tarçullovskin andaj ka vendosur që për këtë punë të konsultohet gjerë e gjatë dhe si për çdo gjë që bën kjo parti të bëj një analizë. Pasi analizën për implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ia kanë dhënë një kiosku për cigare në Tetovë ata kanë menduar që analizën e tanishme për pjesëmarrje në qeveri t’ia japin ndonjë berberi në Saraj ose në Likovë.
Njëkohësisht BDI me këtë mëton të bëj edhe rikonfigurimin e shpërndarjes së buxhetit pasi berberët paksa kanë më pak punë tani që janë kthyer gurbetçarët në vendet e tyre të punës jashtë vendnit dhe bën ftohtë dhe dimër dhe njerëzit nuk para preferojnë të rruhen ose heqin flokët dhe leshrat./InfoShqip.com
“Thumb” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta./InfoShqip.com