Çfarë ndodh me trupin nëse bëni dush me ujë të ftohtë për një muaj?

Nëse kohët e fundit keni shpenzuar kohë në rrjetet sociale, me siguri keni vënë re një trend të ri – dushi me ujë të ftohtë.

Shumë personazhe të famshëm si Miranda Kerr, Chris Hemsëorth dhe Kristen Bell betohen për përfitimet e dusheve të ftohta dhe është bërë e njohur edhe në rrethet mjekësore.

Mjeku Alex Trevatt thotë se ai është një adhurues i madh i dusheve të ftohta dhe ka filluar t’ua rekomandojë pacientëve për të përmirësuar shëndetin e tyre. shkruan Best Life, transmeton Klankosova.tv.

Siç shpjegon ai, ka disa ndryshime të rëndësishme që do t’i vëmë re nëse bëjmë dush me ujë të ftohtë çdo mëngjes për një periudhë prej një muaji, përcjell Index.hr.

Këto ndryshime përfshijnë:

përmirësimin e qarkullimit

reduktimin e inflamacionit në trup

imunitet më të fortë

përmirësimi i humorit

përqendrim më të mirë

më shumë energji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu