Nga: Ylber Pilku, New York
Me siguri do të pyesni “çne këta që kanë ardhur nga Amerika të protestojnë kundër Qeverisë Rama në Tiranë?”. Do ju përgjigjem menjëherë. Kemi ardhur sepse ndihemi të turpëruar. Të gjitha gazetat më të mëdha në Amerikë shkruajnë për skandalet e kësaj Qeverie që mundohet të korruptojë edhe agjentë të FBI-së për të përçarë opozitën. Krejt kjo bëhet me paratë e vjedhura nga tatimpaguesit shqiptarë.
Ndihemi të turpëruar sepse gati çdo film i dytë ose i tretë, që del nga studiot e Holivudit, ka për temë mafian shqiptare. A mund të jetë aq e fortë një mafia në nivel evropian e botëror, nëse nuk bashkëpunon me Qeverinë e vendit prej ku vjen? Gjithsesi jo!
Prandaj ne erdhëm jo vetëm nga Amerika, por edhe nga Kanadaja, e Australia, nga mbarë Evropa Perëndimore! Ne kaluam oqeanin për të shpëtuar Shqipërinë. Eja edhe ti nga Tirana, nga Durrësi, nga Vlora, Elbasani, Gjirokastra e Saranda, eja nga Dibra, Lushnja e Shkodra, nga çdo cep i Shqipërisë ku jeton eja më 3 mars t’i japim goditje diktaturës së korruptuar. T’i japim një grusht të fortë hajdutëve me kollare, që sa më shumë vjedhin popullin shqiptar, aq më shumë u çelet apetiti i tyre kleptoman.
Grushti ynë nuk është i dhunshëm e as i korruptuar, si ai i diktaturës. Por është grusht paqësor që godet fuqishëm krimin dhe korrupsionin qeveritar, aty ky është më i dobët.
Mos të presim të na godasëgrushti i dhunshëm i diktaturës. Sot më godet mua, nesër të godet ty. Mos të presim diktatura të na futet në shtëpi. Ta godasim më parë ne me grushtin tonë të paqes, t’i themi stop krimit e korrupsionit.
Ta shpëtojmë SHQIPËRINË!