Afrim Gashi i BESËS: Asnjëherë nuk do të hynim në koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit

Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sonte ka qenë i ftuar në emisionin 200 të Alsat – M. Ai tha se Rilindje me BESË fitoi afët 60 mijë vota shprese të shqiptarëve të Maqedonsë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Asnjëherë nuk do të jemi me një vend me BDI-në e Ali Ahmetit dhe në asnjë mënyrë nuk do shkonim në koalicion me të. Dallimi mes Lëvizjes BESA dhe BDI-së së Ali Ahmetit është si nata me ditën”, – ka theksuar Gashi.

Kështu Gashi ka thënë se çdoher që do ketë çështje me interes shqiptar deputetët e BESËS do të jenë aty që të përkrahin çështjet shqiptare, por numrat kanë përcaktuar që BESA të jetë zëri i popullit, e jo në një vend me të inkrimuinuar politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu