Kompania amerikane Tesla, prodhuesi kryesor në botë i makinave elektrike, ka ulur sërish çmimet e automjeteve në Evropë dhe Azi, duke zgjeruar fushatën globale të zbritjeve që filloi në janar në Kinë.
Në një deklaratë nga Tesla, thuhet se çmimet janë ulur në shumë tregje evropiane, përfshirë Gjermaninë, kryesisht për shkak të rritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese.
Në janar 2022, në Gjermani, ku ndodhet qendra e prodhimit të makinave të kompanisë, Tesla uli çmimet e automjeteve elektrike deri në 17 për qind.
Këtë herë çmimet e Model 3 dhe Model Y janë ulur nga 4.5 deri në 9.8 për qind, kështu që Modeli 3 mund të blihet në Gjermani për 41.990 euro.
“Kjo e bën të vështirë për prodhuesit e tjerë”
Tesla gjithashtu uli çmimet e Model 3 dhe Model Y me 4.3 për qind dhe 5.0 për qind respektivisht në Singapor, por edhe në Izrael dhe Francë.
Eksperti i njohur gjerman i makinave Ferdinand Dudenhoffer tha se Tesla po bën një luftë çmimesh në këtë mënyrë.
“Sepse Tesla mund të përballojë ta bëjë të vështirë për prodhuesit e tjerë të automjeteve me kosto të ulët”, shtoi Dudenhoffer.
Tesla gjithashtu uli çmimet në fillim të këtij viti në Kinë, tregu më i madh në botë për automjetet elektrike.