Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 2.8 vite burg Shukri Xhelilin, ish-kryebashkiakun e Dibrës i përfshirë në skandalin seksual, video e të cilit doli në media pak kohë më parë, në të cilën ai u pa me zë e me figurë teksa i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të një vendi pune.
Gjykata vendosi t’i heqë edhe për 5 vite të drejtën për funksione publike Xhelilit.
Ish-kryebashkiaku i Dibrës Xhelili u dënua për akuzën e shpërdorimit të detyrës./Panorama