Javorja Fokus shkruan se ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ai i transportit, Mile Janakievski do të arrestohen për shkak se nuk kanë mandat deputeti, transmeton Gazeta Lajm.
“Gorde, Mile dhe Naçballniku duhet të qajnë nga dhimbjet sepse nuk janë deputetë dhe nuk kanë imunitet si Gruevski dhe Beti e Kulturës (Elizabeta Kançveska Milevska). Kjo sa i përket arrestit eventual sepse kamë dëgjuar se “shërbimet e huaja” spekulojnë që vetëm tre do ta shohin Shutkën.
Dhe pasi që Gruevski aq shumë e respekton Vikiliksin lidhur me publikimet për Sorosin, burimi i njëjtë në vitin 2011 njoftoi se Mile bashkë me Mijallkovin janë “njerëzit më të besueshëm të Gruevskit”, por edhe “botërisht të njohur për si të korruptuar”, shkruan redaktorja e revistës “Fokus”, Jadranka Kostova.