Ramush Haradinaj nga Franca: Shteti i Kosovës nuk po më mbron, me Thaçin s’kam folur….(VIDEO)

Ish-Kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së në opozitë, Ramush Haradinaj ka folur mbrëmë në emisionin Opinion, përmes një lidhje telefonike, rreth ndalimit të tij në Francë për llogari të Serbisë. Ai la të kuptohet qartë se qeveria e Kosovës nuk ka qenë në krah të tij këto ditë. Ai tha gjithashtu se nuk ka komunikuar asnjë ditë në telefon me Presidentin e vendit Hashim Thaçi.

I pyetur nga Fevziu për procesin gjyqësor në Francë, ai tha: “Jam liruar me kusht por nuk kam të drejtë të largohem nga Franca derisa të ketë një shqyrtim të themel”.

Edhe pse mediat serbe kanë shkruar se Serbia e ka bërë kërkesën zyrtare për ekstradim, Haradinaj tha se “deri më sot kjo ka kërkesë nuk ka mbërritur në gjykatën franceze”. Sipas tij, mund të dalë në gjykatë sërish javën tjetër, kur pritet të jepet edhe vendimi përfundimtar.

Ndërsa pyetjes së a jeni të kënaqur me mënyrën e reagimit të qeverisë së Kosovës, Haradinaj u përgjigj: “Jam krenar për reagimin e qindra shqiptarëve kudo ku janë. Ka qenë plot salla e gjyqit dhe madje janë ngritur në këmbë kur kam hyrë unë. Përgëzoj dhe konsullin dhe ambasadorin tonë në Francë. Ndërsa Prishtina zyrtare është treguar inferiore në raport me Beogradin zyrtar. Unë nuk jam shtetas i Serbisë dhe Serbia nuk ka jurdiksion ndaj shqiptarëve. Prishtina është gati inekzistente në marrëdhëniet në Ballkan. Gati spo ekziston Prishtina. Me këtë qeveri, parametrat e Kosovës kanë rënë shumë. Janë të pafuqishëm….Këtu nuk bëhet fjalë për Ramushin por për shtetin e Kosovës…”

Fevziu: A keni komunikuar këto ditë me Presidentin Thaçi dhe si i keni marrëdhëniet?

Jo personalisht unë s’kam fol me të, se nuk kam patur as mundësi të flas me të gjithë… Raportet janë institucionale. Falenderoj liderët politik dhe institucionet në Shqipëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu