Tahiri: “Buzhalës meqë i kërset për legjitimitetin, në Kosovë kryeministër është Isa jofitues!”

Analisti politik Sefer Tahiri i është përgjigjur Berat Buzhalës pas shkrimit të tij të fundit që shkruante se po të ishte Ali Ahmeti do të kishte bërë koalicion me Nikolla Gruevskin.

Tahiri ia kujton Buzhalës se edhe në Kosovë Isa Mustafa nuk është fitues por është kryeministër.

“Buzhalës meqë i kërset për legjitimitetin,në Kosovë kryeministër është Isa jofitues!” shkruan Tahiri.

Nga ana tjetër Buzhala mendon se në Maqedoni tentohet që mos të respektohen fituesit e zgjedhjeve të fundit.

“Ajo çfarë po shihet është një tendencë për të mos respektuar votën e maqedonasve dhe atë të shqiptarëve që votuan për VMRO dhe BDI. Po provohet të bëhet një puç i pastër kundër partisë dukshëm më të votuar nga maqedonasit, pra VMRO-së dhe shefit të saj Nikola Gruevski… VMRO-ja ka fituar bindshëm në mesin e maqedonasve, sikur që BDI-ja ka fituar bindshëm votën e shqiptarëve. Nëse 1 + 1 bëjnë 2, atëherë edhe VMRO dhe BDI duhet të bëjnë koalicion për të qeverisur edhe për një mandat”, shkruan Buzhala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu