Aksident në dalje të Strumicës, lëndohen dy persona

Aksidenti në komunikacion mes makinës “BMW 316” me targa bullgare dhe makinës për prerje të druve, e drejtuar nga T.P (32) dhe E.SH. (31) prej Strumice, ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Strumicë-Novo Sellë, në dalje të Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informuan nga MPB, në aksident me lëndime trupore ka kaluar E.SH dhe T.P, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore në Strumicë.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i stacioni policior në Strumicë, për të zbardhur rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu