Ivanov takon Al Sisin: Raportet mes Maqedonisë dhe Egjiptit në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Kairo sot ka pasur takim me presidentin egjiptian Abdel Fatah al Sisi me të cilin është konstatuar se raportet mes dy vendeve janë në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë, informon Zhurnal.

Në këtë takim janë shkëmbyer edhe informacione lidhur e kërcënimet që vinë në rajon nga konflikti në Lindjen e mesme dhe Afrikën veriore, me pasojat e të cilëve përballen dhe dy vendet.

Të dy presidentët kanë biseduar për bashkëpunimin në sferën e sigurisë dhe vendosjes së kontakteve mes shërbimeve të sigurisë dhe intelegjencës për të luftuar rezikun e terorizmit, emigrimin ilegal dhe mbrojtjen në sfera të ndryshme, ndërsa në këtë drejtim ato kanë biseduar edhe për shkëmbim përvojash dhe transfer të ushtrive në misionet paqëruajtëse dhe shfrytëzim të kapaciteteve logjistike./Zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu