Pas bllokimit të hyrjes së trenit serb me mbishkrime nacionaliste në Kosovë ka reaguar dhe ish presidenti i Kosovës Bexhet Pacolli ndaj kryeministrit Vuçiç me nje status në rrjetin social Facebook, ai ndër tjera thotë:
“Trenin nuk e konfiskuam por ta kthyem ne Beograd bashkë me ate Gjuriçin e vogël. Në këtë kontekst, duke kujtuar masakren e Reçakut që ndodhi pikërisht në këtë ditë në vitin 1999, më bën të besoj që ju, këtë veprim tentuat ta bëni pikërisht në përvjetorin e Reçakut.
18 vite më parë ju në Reçak kryet masakër ndaj fëmijëve, grave e pleqve. Ti nëse nuk ke qenë në Reçak sigurisht ke qenë duke shërbyer birra në festat që i keni organizuar për “nder” të krimeve që i kryenit në Kosovë çdo ditë.
A mos deshët edhe dje ta festoni përvjetorin e atij veprimi gjenocidal me vendimin për ta dërguar atë tren qësharak e banal?
Unë e kam një propozim për ju zoti Vuçiç. Ridizajnojeni atë tren, duke vendosur mbishkrimin e kërkim faljes shtetërore për krimet dhe gjenocidin që e ka kryer Serbia gjithandej ballkanit.
Lëshojeni atë tren fillimisht në Serbi dhe pastaj nëpër tërë Evropën. Vetëm atëherë mund të bisedojmë si dy shtete të pavarura dhe do të gjejmë zgjidhje në mënyrë të civilizuar.
P.S Rrafshi i #Dukagjinit i mbuluar me dëborë” /InfoShqip.com