Flet Vuçiçi: Trenin e ndala unë

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një deklaratë për medie pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme për kthimin e trenit serb i cili ishte parashikuar të shkonte në Kosovë.

Vuçiç ka thënë se ka qenë ai i cili ka urdhëruar ndalimin në Rashkë të trenit të nisur për Mitrovicë.

“Vendosa kështu për të ruajtur jetën dhe lirinë e qytetarëve të tanë, për t’i evituar konfliktet e përmasave të gjera, dhe për t’iu treguar të gjithëve se ne duam paqe”, ka thënë Vuçiç, i cili shtoi se do i ankohet Bashkimit Europian, Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Serbia nisi për në Kosovë një tren udhëtarësh e jo tanke, ndaj dhe reagimi i Prishtinës ishte i gabuar. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu