Meta lanson së shpejti rrjetin social që do të konkurrojë me Twitter-in

Meta ka treguar planet e stafit për një rrjet social të bazuar në tekst, i krijuar për të konkurruar me Twitter, thanë burimet për BBC.

Rrjeti social mund t’i lejojë përdoruesit të ndjekin llogaritë që i ndjekin tashmë në Instagram, aplikacioni po ashtu në pronësi të Meta-s, transmeton Telegrafi.

Dhe potencialisht mund t’i lejojë ata të sjellin ndjekës nga platforma të decentralizuara si Mastodon.

Një zëdhënës i Meta-s konfirmoi për BBC se platforma ishte në zhvillim e sipër.

“Ne jemi duke eksploruar një rrjet social të pavarur të decentralizuar për ndarjen e përditësimeve të tekstit”, thanë ata.

“Ne besojmë se ka një mundësi për një hapësirë të veçantë ku krijuesit dhe figurat publike mund të ndajnë përditësimet në kohë për interesat e tyre”.Shefi i produkteve të Meta-s, Chris Cox tha se kodimi ishte duke u zhvilluar në platformë. Gjiganti i teknologjisë synon ta lansojë atë së shpejti, megjithëse nuk është dhënë asnjë datë. Ka disa spekulime se mund të jetë deri në fund të qershorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu