Aktivisti Egon Loli ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku tha se kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, është i dënuar t’i rezistoj presionit të ndërkombëtarëve dhe të zbatoj Kushtetutën dhe ligjet.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se presioni i ndërkombëtarëve që qenë i zhbalancuar në dëm të Kosovës.
“Kurti është i dënuar që jo ti rezistoj presionit të ndërkombëtarëve, por të respektoj Kushtetutën dhe ligjeve të vendit. Është i dënuar të vazhdojë në rrugën ku është nisur, përndryshe, do të duhet që t’i drejtohet qytetarëve të marrë votëbesimin e tyre për ndryshimin e kursit. Veriu është një zonë që kontrollohet nga bandat e Serbisë por de juro është territori i Republikës së Kosovës dhe duhet t’i përfshihet në sovranitetin dhe integritetin e republikës së Kosovës. Kështu që Kurti është i dënuar të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Sa i takon presionit të ndërkombëtarëve si element që ne nuk mund ta shmangim dot nga diskutimi, mendoj se presioni i ndërkombëtarëve ka qenë i zhbalancuar në dëm të Kosovës”- tha ai.