Edhe një shqiptar ka përfunduar në pranga të policisë maqedonase. Të dielën (15.01.2017) ora 21 në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë kontrollit të dokumenteve është konstatuar se pasaporta e personit R.R. (33) qëllimisht është dëmtuar, në atë mënyrë që janë shqyer disa fleta të saj, shkruan Gazeta Lajm. Shtetasi shqiptar në ora 22 e 30 minuta është sjellur në Policinë e Kumanovës ku është ndalur për procedim të mëtutjeshëm. Raste të ngjashme me shtetas të Shqipërisë shënohen vazhdimisht në vendkalimet kufitare të Maqedonisë, por edhe në aeroportet në Shkup dhe Ohër.