Qeveria i ka vjedhë Strugës mbi 2.5 milionë euro, resurset në duart e maqedonasve

Komuna e Strugës përmes një reagimi ka theksuar se reagon ashpër ndaj qëndrimeve gati raciste të televizonit proqeveritar Kanal5.

“Së pari, po bëhen 4 vite që ftesave tona për ndjekjen e ngjarjeve dhe shqetësimeve në Strugë, ku preken shqiptarët dhe maqedonasit bashkë, ju i refuzoni. Qe 4 vite ju jeni sjellur si megafon i qeverisë, ndërsa sot si ato që derdhin lot krokodili për qeverinë në ikje. Si ka mundësi që 4 vite radhazi thirrjet tona për mbulimin e harxhimeve për ngrohjen e nxënësve nga qeveria ashtu si në vende tjera, ju nuk e keni bërë publike ? Pse reagimet tona lidhur me ndërtimin e pishinave olimpike, teatrove, sallës së konferencave në Ohër dhe lënien pas dore të pishinës në Strugë ju nuk e keni bërë publike?”, thuhet në reagim.

Më tej theksohet se si ka mundësi, që nuk është shqetësues fakti se prej 3 vitesh e më tepër Strugës i merren para nga buxheti, ku shuma ka arritur deri në 2.5 milionë euro gjithsej.

“Si ka mundësi që nuk keni bërë publike, se në Stacionin Policor – Strugë nuk ka as 20 % të punësuar shqiptar, ndërkohë që përbëjnë mbi 65 % të popullatës?! Si nuk ju shqetëson fakti se në sektorin rajonal për punë të brendshme – Ohër, ku përfshihen Struga, Ohri, Dibra, Kërçova nuk ka asnjë post drejtues shqiptar?!”, thekson komuna.

Më tej kërkohet sqarime se përse nuk publikon ky televizion listën e koncesionerëve të liqenit, Drinit të Zi, të gjahut, të sigurimit të drurit për ngrohje ku të gjithë janë maqedonas?!

“Pse nuk thoni se shrati i Drinit të Zi, edhe pse në kompetencë të ELEM, një firmë ku 99.9% të të punësuarve janë maqedonas, shkatërrohet dhe lihet pas dore?! Sa kronika keni bërë për Spitalin e rrënuar?! Padrejtësitë me Strugën, por edhe me shqiptarët si grup që vazhdon të diskrimonohet, po mundoheni t’i mbuloni me këto qëndrime raciste. Në fakt, është maqedonizimi shtetëror i dështuar në fshatrat Podgorcë dhe Llabunishtë ajo që kanal5 dhe shefat e saj që i ka shqetësuar më së shumti. Përndryshe ne ju ftojmë që të bëni një emision për Strugës, me ç‘rast qysh tani e konfirmojmë paraprakisht pjesëmarrjen.”, thuhet në fund të reagimit të komunës së Strugës. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu