NATO godet për trenin serb, ja qëndrimi i zëdhënëses

NATO i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinë të përmbahen nga acarimi i situatës dhe të nxisin dialogun, për shkak se kjo siç thuhet është në interes të stabilitetit rajonal dhe sigurisë. Kjo është theksuar për agjencinë e lajmeve Beta nga zëdhënësja e Aleancës Veriatlantike, Oana Lundzesku.

“Ne me kujdes po ndjekim situatën”, theksoi Lundzesku, duke komentuar acarimin e marrëdhënieve midis dy vendeve pas ndalimit të trenit serb për të hyrë në Kosovë nga ana e autoriteteve kosovare. Ajo ka thënë se KFOR po kryen detyrën në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe se në rast se është e nevojshme do të jap ndihmën e saj si forcë e tretë pas EULEX dhe policisë së Kosovës. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu