Yevgeny Prigozhin, lideri i grupit të fuqishëm mercenar Wagner, ka bërë thirrje për një rebelim në Rusi dhe ka nisur atë që ai e quan një “marshim drejtësie”.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) thotë se trupat e tij “pothuajse me siguri synojnë të arrijnë në Moskë”.
Raportohet se në orët e para të së shtunës, forcat Wagner kaluan kufirin nga Ukraina, ku po luftonin në anën e rusëve, dhe morën kontrollin e qytetit të Rostov-on-Don.
Ky është një problem për presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën e tij, pasi një seli e pushtimit rus të Ukrainës – komanda e Qarkut Ushtarak Jugor Rus – është e vendosur në qytet.
Grupi Wagner pretendon se ka marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin jugor të Rostov-on-Don, dhe raportet sugjerojnë se ka marrë objekte në Voronezh – më në veri.