Thaçi: Serbia pretendon të aneksojë veriun e Mitrovicës (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte, nëpërmjet një lidhje telefonike për emisionin Opinion, ka shpjeguar arsyet e marrjes së vendimit për të mos lejuar futjen e trenit të nisur nga Beogradi në terroritorin e shtetit të Kosovës.

Thaçi tha se treni ishte ilegal dhe një fushtatë propaganduese në kontekst të Serbisë për të stabilizuar situatën politike të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Më tej, ai vuri në dukje, se ky veprim paraqet një intervenim direkt me synimin për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, treni, ishte provokimi i radhës nga Serbia duke pretenduar se edhe në të ardhmën mund të ndodhin ngjarje të tilla, me synimin e qartë dhe të pastër të menduar dhe të planifikuar politik dhe ushtarak për të aneksuar veriun e Mitrovicës fillimisht dhe pastaj pjesë të tjera për t’i kaluar Serbisë.

Thaçi tha se shteti serb për fat të keq, vazhdon të mbetet qendra e destabilizimit të Rajonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu