Kompania amerikane Apple vlen 3 trilionë Dollarë. Me këtë vlerë u tregtuan të premten aksionet e kompanisë teknologjike. Kjo është e vetmja kompani që ka kapur këtë vlerë të aksioneve.
Më shumë se 2% u rritën aksionet e Apple të premten. Vlerën prej 3 trilionë Dollarë, kompania e kishte arritur edhe para më shumë se 1 viti, më 3 Janar 2022.
Vlerësimi i lartë për gjigandin e teknologjisë vjen pas prezantimit disa javë më parë të “Apple Vision Pro”, kufjet e gjeneratës së re me të cilat jo vetëm dëgjon, por edhe shikon përmes një ekrani.
“Apple Vision Pro” do të dalë në shitje vitin e ardhshëm për një vlerë 3500 Dollarë.
Vetëm gjatë këtij viti, aksionet e Apple kanë parë një rritje tepër të lartë me 49%.