Tensionet në veri, Lajçak reagon pas takimit me kryetarin e PDK-së

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këtë të premte në Bruksel kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, me të cilin kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës. Pas takimit, Lajçak ka deklaruar se me Krasniqin janë pajtuar për nevojnë për de-eskalim dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa.

“Pati një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne ramë dakord për nevojën për të de-përshkallëzim dhe për rikthim në Dialog pa vonesë”, ka shkruar emisari evropian në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu