Kompania britanike, Amalgam Collection sapo ka lansuar një Ferrari Purosangue. Në fakt bëhet fjalë për një imitim të modelit të famshëm të veturës luksoze.
Për të krijuar Purosangue në shkallë 1:8, Amalgam përdori dizajne origjinale CAD të Ferrari, bojra, specifika të materialeve, skica fotografike dhe komponentë metalikë të përpunuar me CNC.
Rezultatet janë aq spektakolare, saqë mund të ngatërroni modelin e imituar dhe makinën e vërtetë.
Çmimi real i veturës është rreth 300 mijë euro, ndërsa kompania britanike këtë veturë të imituar dhe të lyer me çfarërdo ngjyre po e shet vetëm 14 mijë euro.
199 vetura janë vendosur në shitje aktualisht nga kompania britanike.