“Xhelatët” e shqiptarëve, Vetingu dhe lista e zeze amerikane

Nga: Muhamer Pajaziti

Gjykatat në Maqedoni janë sinonim i ferrit ku shpirtrat e gjallë të shqiptarëve kanë përjetuar vuajtje e mundime të padurueshme. Ka shumë storje të dhimbshme dhe rrënqethëse që s’përshkruhen dot me fjalë.

Me dëshmiratë të rrahur, maltretuar e zhigosur, gjykatësit dhe prokurorët maqedonas, të njohur si “xhelatët”, kanë dënuar me mbi 1000 vite burg qindra shqiptarë të pafajshëm.

Gjatë dy dekadave, pothuajse të gjitha rastet gjyqësore ishin të montuara politikishtë nga shteti policor, me qëllim burgosjen e shqiptarëve, si hakmarrje për luftën çlirimtare të vitit 2001.

Këtë persekutim, i cili ka edhe elemente të gjenocidit nuk e shpërlanë dot as “Vetingu”, as lista e zezë amerikane, as çfarëdolloj kompenzimi tjetër.

Disa nga të burgosurit janë gjallë dhe kanë përfunduar dënimin, disa akoma janë në vuajtje, ndërsa disa kanë vdekur në qelitë famëkeqe.

Shpitrat e gjallë dhe të vdekur të tyre dhe familjarëve nuk do të qetësohen kurrë.

Përveç vuajtjes së tyre nëpër burgje, familjet e tyre e kanë pësuar rëndë duke mos qenë të ndihmuar dhe duke u lënë në harresë. Shumica e pjesëtarëve më të moshuar të familjeve kanë ndërruar jetë, për shkak të dhimbjes së tyre për fëmijët e tyre.

Regjimet e bënë të veten, politika shqiptare heshti dhe i kontribuoi të keqes, por edhe ne si shoqëri dështuam të luftojmë sa duhet për lirinë dhe pafajësinë e tyre.

Pas gjithë këtij tmerri, xhelatët e gjykatave kanë mbajtur dhe po i mbajnë në sirtarë qindra e mijëra dosje të politikanëve të korruptuar, që tani më po i njeh si “dele tw zeza” edhe bota perëndimore

E keqja është se këta gjykatës dhe prokurorë po vazhdojnë të paguhen nga takstat tona dhe ne kemi rënë në heshtje totale. As një protestë, asnjë reagim!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu