Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani vlerëson se shkëputja e Izet Mexhitit nga BDI nuk do t’i shkaktojë problem integristëve në Çair. I pyetur nëse BDI do të ketë problem në zgjedhjet e ardhshme në Çair, Osmani tha:
“Unë mendoj që jo, BDI është treguar edhe në të kaluarën që sa më tepër është sulmuar, aq më tepër është ngujuar në parimet e veta, aq më tepër i ka bërë njerëzit bashkë, aq më tepër është bërë e fortë për t’i tejkaluar të gjitha sfidat”, deklaroi Osmani.
Osmani tha se shumë subjekte politike kanë dalë nga BDI, por që të gjitha kanë dështuar.
“Nga BDI kanë dali diku mbi 10 organizime të reja, njerëz kështu të pakënaqur kryesisht të cilët kanë tentuar që pakënaqësitë e tyre t’i shndërrojnë në kauza politike, nuk shndërrohen në kauza politike”