Nga kabineti i Presidenti për TV21 njoftojnë se ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Japoni, Goran Cekov është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga Presidenca njoftojnë se kjo është bërë me kërkesë të Qeverisë, ndërkaq TV21 mëson se i njëjti është shkarkuar nga detyra për shkak të ngacmimit seksual. Cekov është emërkuar në këtë pozitë në kohën kur me MPJ-në po drejtonte Nikolla Dimitrov.
“Ju njoftojmë se ambasadori Goran Cekov është tërhequr nga pozita e ambasadorit në Japoni, i akredituar edhe në Republikën e Koresë, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në pajtim me Ligjin për Punë të Jashtme. Lidhur me procedurën e nisur për tërheqjen e tij të hershme, si dhe arsyet e saj, ju drejtojmë të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme për më shumë detaje”, thonë nga Presidenca për TV21.