Shkoni urgjent me pushime! Ekspertët e shëndetit mendor: Truri ka nevojë, pavarësisht buxhetit

Si çdo organ tjetër, truri ka nevojë të çlodhet. Pavarësisht buxhetit që ka individi apo familja, njerëzit duhet të shkëputen patjetër nga rutina qoftë edhe për pak ditë, këshillojnë ekspertët e shëndetit mendor.

“Dy javë pushim do të ishin të domosdoshme në periudhën e verës. Dikush do të shkojë në mal, dikush në det dhe gjatë periudhës së pushimeve është shumë i rëndësishëm ushqimi, aktiviteti fizik, duke programuar shëtitje me miq dhe të afërm, të cilët të bëjnë të ndihesh mirë. Një tru i mbilodhur mund të përjetojë një gjendje ankthi të shprehur, çrregullime të gjumit, nervozizëm, hiperaktivitet, humor të rënë, e mund të shkojë deri në depresion. Ka pasur raste që pagjumësia të ketë shkaktuar edhe psikoza madhore, personat dëgjojnë zëra, kanë ndjesinë se dikush po i ndjek nga mbrapa, se dikush do t’u bëjë keq. Truri ka nevojë për qetësi, dhe nëse ai është gjatë gjithë kohës në aktivitet dhe i ngarkuar, do të bëhet shkak për probleme të shëndetit mendor, por edhe fizik.

Dikush që më dëgjon tani mund të pyesë si mund të pushojë, nëse nuk ka mundësi financiare. Unë nuk do të thosha që pushimet janë patjetër baras me mundësitë financiare. Nuk do të thotë se me çdo kusht janë resortet luksoze ato që të japin një qetësi dhe një gjendje shpirtërore të tillë për të rikuperuar gjithë lodhjen e vitit. Që të pushosh nuk do të thotë patjetër që të kesh një sasi të konsiderueshme lekësh. Ti mund të pushosh edhe aty ku je. Mjafton të mos shkosh në punë dhe të mos mendosh për të, të flesh mjaftueshëm, 7-8 orë, të ushqehesh shëndetshëm, të dalësh dhe të shëtitësh, të takosh miq e shokë, dhe të argëtohesh brenda atij buxheti që ka familja. Nuk është i vërtetë barazimi mes pushimeve dhe një buxheti të caktuar. “-shprehet ekspertja Valentina Asabella.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu