Robin Krasniqi fiton titullin “WBC Silver”, shpallet kampion në mes të Prishtinës

Boksieri kosovar Robin Krasniqi bën ëndrrën realitet, pas nëntë raundeve boks në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi, duke fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë.

Gjyqtarët e diskualifikuan Mohammedin për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, edhe pse ai ishte duke avancuar me pikë.

Vetë Krasniqi fitoren e së shtunës, 5 gusht 2023, ia dedikoi popullit të Kosovës.

“Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën. Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu. Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin”, shkruajti Krasniqi në facebook.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu