Një tjetër raport për korrupsionin në Maqedoni

Maqedonia nuk ka përmbushur as minimumin e rekomandimeve të organizatave relevante ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore.

Në raportin më të ri të grupit të shteteve kundër korrupsionit i njohur si GRECO (The group of States against Corruption), Maqedonia ka përmbushur vetëm 3 nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit në Kuvend, gjyqësi dhe prokurori.

Ndërkohë, sipas organizatës “Transparencë Maqedoni”, raporti është shpallur në fund të vitit të kaluar ndërsa paraprakisht janë miratuar konkluzionet sipas të cilave Maqedonia ka marrë raportin më të dobët që nga bashkëngjitja e saj këtij grupi ku bëjnë pjesë 49 shtete me synimin për të monitoruar përputhshmëritë e tyre me standardet evropiane të luftës kundër korrupsionit.

Bazuar në disa hulumtime të opinionit publik, një e treta qytetarëve të Maqedonisë vlerësojnë se korrupsioni është një nga tre problemet kryesore në shtet. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu