Fansja e gdhend në trup Ledri Vulën (VIDEO)

Reperi Ledri Vula numëron fansa të shumtë, të cilët ia shprehin dashurinë në forma të ndryshme.

Së fundmi një fanse vendosi që ta përjetësojë mbiemrin e tij në dorë.

E entuziazmuar fansja shkroi se ky tatuazh i bërë nga Ledri i sjell kujtime me nënën, me të cilën ka shkuar gjithmonë në koncertet e tij.

Ajo e falënderoj për sjelljen e tij duke shkruar se është artisti i preferuar.

‘Ky tatuazh ka shumë kuptim për mua dhe sjell shumë kujtime me nënën time. Unë dhe mamaja ime shkonim së bashku në koncertet e Ledrit, këndonim këngët e tij dhe argëtoheshim më shumë, dhe këngët e tij ishin opsioni i parë kur donim të ndiheshim mire. Kështu që sa herë që e shoh këtë tatuazh do të më sjellë këto kujtime të mrekullueshme. “Merri merri” do të jetë gjithmonë kënga jonë e preferuar mami. Faleminderit @ledrivula që jeni kaq i sjellshem dhe i dashur Përgjithmonë ARTISTI im i preferuar.”./Indeksonline

Video:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A L I E N 👽 (@enisahassaj)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu