Nis merkatoja e televizioneve, aktori shumë i dashur për publikun shqiptar: Së shpejti do më shihni në Top Channel

I ftuar sot në “Pushime On Top” ishte aktori i humorit Visjan Ukcenaj.

Midis të tjerave, ai ka rrëfyer edhe planet për sezonin e ardhshëm.

Pjesë nga intervista:

Visjan Ukcenaj: Për momentin po shijoj pushimet me familjen, por e gjithë kjo periudhë më ka shërbyer për të reflektuar…

Eni Shehu: Çfarë do ndodhë me rolet e tua, tani që projekti i mëparshëm përfundoi?

Visjan Ukcenaj: Ato role janë emblematike; se u mbyll ‘Klanifornia’, s’do të thotë se u mbyll karriera ime… Edhe unë si ju, së shpejti do të jem në Top Channel!

Aktori mohoi se mund të jetë pjesë e “Dancing with the Stars” apo “Big Brother VIP”, kështu që gjasat janë që ta shohim Ukcenajn në sezonin e ri të “Portokalli”.

Pas shumë aludimeve në rrjet, ky është konfirmimi i parë zyrtar nga ana e aktorit, për ardhjen e tij në televizionin Top Channel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu