Në Maqedoni në qershor as 90 mijë turistë të huaj, në Shqipëri 1 milion turistë

Në qershor të këtij viti Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar 110.319 turistë, nga të cilët 23.5 për qind janë turistë vendorë dhe 76.5 për qind turistë të huaj.

Sipas këtyre shifrave do të thotë se të huaj kanë qenë gati mbi 90 mijë turistë, përcjell INA.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në periudhën janar – qershor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 30.1 për qind, me çka te turistët vendor ka rritje prej 2.8 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 46.8 për qind.

Ndërsa në Shqipëri në muajin qershor kanë hyrë 1 milion shtetas të huaj, një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në gjysmën e parë të vitit shifrat po ashtu janë optimiste, duke arritur nivele të reja. Në 6 muaj në Shqipëri kanë ardhur 3.4 milionë të huaj. 33% më shumë se 6 mujori i parë i 2022-shit.
Sa i përket qershorit, më shumë të huaj kanë ardhur nga Europa, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu