Përleshja e një leopardi me një lukuni majmunësh, kush fiton?

Një leopard mendoi se do të ishte e lehtë të merrte një kafshatë të shijshme, por e kishte gabim. E gjithë kjo është regjistruar nga kamera e një pianisteje, videoja e së cilës ka arritur miliona shikime në internet.

Parku Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut konsiderohet si një nga vendet më interesante në planetin tonë. Para së gjithash për shkak të biodiversitetit të tij të pasur, ku mund të shihni elefantët, impalat, hienat, leopardët, rinocerontët, hipopotamët, gazelat, gjirafat, buallet dhe shumë lloje të tjera interesante afrikane.

Prandaj, pothuajse çdo ditë vizitorët gjatë safarit këtu regjistrojnë disa situata interesante në të cilat aktorët kryesorë janë kafshët. E fundit në seri është një video e pianistes Merva Mersinligil, e cila arriti të regjistrojë se si një grup prej 50 majmunësh u vërsulën drejt një leopardi dhe e përzunë atë ai sulmoi njërin prej tyre.

I gjithë sulmi u drejtua nga më dominantët e grupit, ndërsa të tjerët e ndiqnin dhe e imitonin.

Fjala është për majmunë babunë, të quajtur ndryshe si “Majmunët e Botës së Vjetër”. Ashtu si të afërmit e tjerë nga grupi i tyre, ata karakterizohen nga një feçkë e gjatë, nofulla e fortë dhe dhëmbë të mprehtë, gëzof i trashë dhe një prapanicë e theksuar që u shërben atyre për t’u ulur rehat. Ata jetojnë kryesisht në sisteme hierarkike, ndërsa vokalizimet përcaktojnë marrëdhënien mbizotëruese mes tyre. Ata janë agresivë nëse dikush ose diçka i provokon dhe qenërohen për të sulmuar.

Video:

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu