Merko më shumë se dy maj në “Listën e Zezë” Amerikane, autoritetet në Maqedoni nuk flasin se çka po ndodhë me hetimet

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në “Listën e zezë” kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjeve të supozuara në çështje gjyqësore, organet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ende nuk bëjnë të ditur asgjë, raporton Zëri i Amerikës.

Nuk dihet se çka po ndodhë me akuzat e ngritura pasi që u tha se gjithsejt 30 kallëzime penale janë ngritur kundër Merkës nga viti 2006 – 2023, nga të cilat 16 janë aktive dhe 14 janë të vjetruara.

Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit Antikorrupsion thotë se nëse të gjitha informatat do të ishin marrë parasysh me kohë, ndoshta disa çështje do të ishin zgjidhur shumë më herët.

Pra të gjithë kemi dështuar në njëfarë mënyre, të gjithë jemi fajtorë për këtë situatë. Këtu nuk ndodh asgjë, ne jemi inertë dhe duhet të presim që dikush nga jashtë të reagojë gjithmonë dhe objekti dhe materialet që kanë përdorur janë krijuar nga veprimet e institucioneve tona, ku ndodhet edhe komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit”, theksoi Bajrami.

Së fundmi, Aleanca për Shqiptarët në Këshillin lokal në Strugë ka dorëzuar një deklaratë, me të cilën kërkon që Këshilli të distancohet nga kryetari Merko dhe ai të dorëzojë menjëherë dorëheqjen. Edhe pse nuk është përkrahur nga LSDM dhe BDI, ata e kanë dorëzuar në ambasadat e huaja në vend.

Në prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, objekt është edhe blerja e kontestuar e makinës luksoze Audi A6, për nevoja të kryebashkiakut, për të cilën Komisioni Kundër Korrupsionit paraqiti nismë.

Ramiz Merko, i cili është në mandatin e katërt si kryetar komune, vazhdon të mbajë këtë post. Ai vetëm i pezulloi të gjitha funksionet në partinë BDI.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu