Kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së me punën e tyre dhe projektet e realizuara në nivel lokal janë shembull i punës së suksesshme dhe të përkushtuar në interes të qytetarëve, theksoi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një postim në Fejsbuk duke ndarë një fotografi nga takimi me udhëheqësinë e partisë dhe kryetarët e komunave.
Kovaçevski ka thënë se mesatarisht në të gjitha 17 komunat e menaxhuara nga LSDM-ja janë realizuar më shumë se 53 për qind nga projektet e premtuara për qytetarët.
“Komunat po zhvillohen dhe po përparojnë. Ky është një ndryshim i madh në krahasim me paaftësinë e kryetarëve të OBRM-së që për dy vite nuk kanë realizuar projekte dhe nuk po bëjnë asgjë për qytetarët. Kjo e arritur pasqyron përkushtimin e LSDM-së ndaj qytetarëve.
Politikat e qeverisë kanë për qëllim zhvillimin e balancuar lokal dhe progresin ekonomik për përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët”, shkruhet në postimin në Facebook.