Florian Marku është rikthyer në ring me një fitore të madhe.
Boksieri shqiptar, të shtunën mbrëma mposhti irlandezin Dylan Moran, shkruan IndeksOnline.
Meçi i paraparë të zgjaste 10 raunde në “AO Arena”, në Manchester, përfundoi qysh në raundin e parë, pasi Marku me grushtet e tij bëri që gjyqtari ta ndërpriste ndeshjen pas 54 sekondave.
Pas ndeshjes, boksieri shqiptar shkoi në zhveshtoren e Moran, duke e respektuar atë.
Kjo video e bukur u shpërnda në profilin zyrtar të boksierit irlandez, i cili e uroi Markun për këtë fitore.