Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook i është përgjigjur ish kreut të ASH-së, Ziadin Sela i cili mbrëmë nga Gostivari sulmoi bllokun opozitar.
Sejdini qëndrimet e Selës i quajti tallje me opinionin duke ia kujtuar atij madje që në zgjedhjet e fundit doli me moton “Na jepni vota ta rrëzojmë BDI-në”.
“Zotri ishi”, lëre opozitën e Lëvizjen BESA, abe çish u bë me Alin, e keni heq nga fjalori krejt pasi që e kishit akuzuar për tentim vrasje, a thua vallë çfarë hajmalie u bëni Alia kur i shkuat në shtëpi që ju aq shumë ndryshuat?!
Mosni se s’bën kështu të tallni e në këtë gjendje me dalë para popullit, jeni shndërruar në zëdhënës të Soravisë. Ju dolët para popullit me moton “Na jepni vota ta rrëzojmë BDI-në”, e tash përfunduat në ata që e shpëtuat BDI-në”. Mosni bre se ky popull shumë ka përjetuar hile dhe tradhëti.
Ky popull shumë parti të “forta” i ka duruar e kur filluan të tallen k’ta “të fortit”, sikur ju që jeni “të fortë”, populli i zhduki fare nga skena.
“Mos harroni se edhe ju jeni në prag të këtij momenti! E keni tepru!”– ka shkruar Sejdini në rrjetin social Facebook.